Në vazhdën e hetimeve për ngjarjen e rëndë të shkurtit të këtij viti në Shënavlash ku tre fëmijët vranë dhe groposën në kasolle babanë e tyre, Pëllumb Metën, prokuroria e Durrësit vijon hetimet për zbardhjen e shkakut të vërtetë të ngjarjes, ku së fundmi u është kryer edhe akt ekspertim psikiatrik, Hygertës, Hysen dhe Amarildo Metës, madje Hygerta Meta.

Nga prokuroria e Durrësit bëhet me dije se ata nuk kanë lëvizur nga pozicionet e tyre të deklaruara kohë më parë. Autorësinë vazhdon ta pranojë motra e tyre Hygerta.

Në bazë ligjit për ngjarjet e rënda, që të tre i janë nënshtruar vizitës psiqike nga komisioni i posaçëm në Tiranë. Në këtë mënyrë dosja do të plotësohet me të gjithë elementët e saj e më pas do të formulohet akuza përfundimtare nga ana e organit të akuzës.

Në prokurori bëjnë me dije se, sjellja e tyre gjatë kësaj periudhe, kur ata janë në gjendje arresti, vajza në Tiranë e djemtë në Durrës, ka qenë krejtësisht normale. Më parë ata u dërguan në poligonin e qitjes ku që të tre dëshmuan se dinin të bënin qitje me pistoletë TT. Vajza ju nënshtrua edhe vizitës gjinekologjike ku u vërtetua virgjëria e saj e hodh poshtë dyshimi për ndonjë incest.

49-vjeçari Pëllumb Meta u vra më 10 shkurt në banesën e tij në fshatin Shënavlash dhe 3 fëmijët e varrosën në kasolle, në tentativë për të fshehur kufomën. Ngjarja tronditëse u zbulua nga policia më 23 shkurt, pasi djali i madh e denoncoi të zhdukur.