DW: Vazhdon gjëegjëza për kompromisin mes Sofjes dhe Shkupit! ‘Prapaskenat’ pas propozimit francez

DW: Vazhdon gjëegjëza për kompromisin mes Sofjes dhe Shkupit! ‘Prapaskenat’ pas propozimit francez

Flamujt e Bullgarisë dhe Maqedonisë se Veriut dhe ai i BE-së

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka konfirmuar arritjen e propozimit francez për kompromisin mes Sofjes dhe Shkupit, por nuk jep detaje për përmbajtjen. Jam i bindur se kemi gjetur një zgjidhje kompromisi mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut tha presidenti francez Emanuel Makron në fund të Samitit të NATO-s, në Madrid. Sipas tij gjatë takimit të NATO-s u bënë përparime drejt gjetjes së një zgjidhjeje mes dy vendeve.

“Mund të them se është gjetur kompromis, një kompromis që është në përputhje me të dyja palët dhe besoj se është i pranueshëm. Në ditët në vijim, të dyja palët do ta konfirmojnë këtë.

Presidenti dhe kryeministri bullgar tashmë e kanë mbështetur propozimin francez dhe do të ketë diskutime në ditët në vijim në Shkup. Kjo është e rëndësishme për sigurinë, stabilitetin dhe se e kaluara mund të tejkalohet”, deklaroi Emanuel Makron, President i Francës.

Shkupi konfirmon arritjen e propozimit francez

Menjëherë pas konferencës për shtyp të Makronit qeveria e Maqedonisë së Veriut njoftoi se ka mbërritur zyrtarisht në Shkup një propozim nga presidenca franceze. Nga qeveria shtojnë se kanë mbërritur ide që kanë të bëjnë me pozicionet dhe qëndrimet e deklaruara publikisht të autoriteteve të vendit.

“Kjo është baza për hapjen e një procesi të gjerë konsultativ fillimisht në qeveri dhe partnerët e koalicionit, e më pas edhe me Presidentin e Shtetit, me Parlamentin dhe me opozitën, si dhe me sektorin civil, ekspertët dhe publikun e gjerë të vendit. Siç kemi premtuar, vendimin për të ardhmen tonë do ta marrim bashkërisht, me merita, në përputhje me interesat strategjike të vendit dhe të gjithë qytetarëve të tij”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Nuk jepen detaje se çfarë përmban propozimi

Qeveria nuk ka dhënë detaje se çfarë përmban saktësisht propozimi francez dhe nëse teksti ka pësuar disa ndryshime për të cilat këmbënguli Shkupi. Bëhet fjalë për formulim të qartë të gjuhës maqedonase në kornizën negociatore dhe mbrojtje të qartë të identitetit maqedonas, përjashtimin e çështjeve historike nga korniza negociuese dhe fillimin e negociatave para se të fillojë procesi i ndryshimeve kushtetuese, për inkorporim të bullgarëve.

Dy pikat e kontestuara kishin të bënin me mbajtjen e dy konferencave ndërqeveritare, e para “politike” dhe e dyta formale, pas së cilës do të fillonin realisht negociatat për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut me BE-në. Bullgaria kërkon që fillimit të negociatave t’i paraprihet një ndryshim në Kushtetutë që do t’i lejojë bullgarët të regjistrohen si popull përbërës. Pika e dytë e mosmarrëveshjes është përfshirja e protokolleve nga takimet ndërqeveritare në kornizën negociuese.

Sipas informacioneve jozyrtare, shefat e diplomacisë së Maqedonisë dhe të Bullgarisë, Bujar Osmani dhe Teodora Gençovska, kanë pasur një takim dypalësh në kuadrin e Samitit të NATO-s në Madrid. /DW

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër