-
Pse ka rëndësi nënshkrimi i zbatimit të propozimit evropian?
Nëse Kosova dhe Serbia nuk e nënshkruajnë aneksin e zbatimit të propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve, ato nuk do të mund të bëjnë asnjë hap përpara në këtë drejtim, thonë njohësit e proceseve politike, Agon Maliqi dhe Aleksandar Popov.
18 Mars 2023, 09:30 -
-
Von der Leyen thirrje Prishtinës dhe Beogradit për dialogun: Palët të jenë konstruktive në bisedimet në vijim
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha në një intervistë se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është i një rëndësie të madhe, vendimtare për stabilitetin, sigurin&e
14 Mars 2023, 12:19 -
Dialogu Kosovë-Serbi/ Lajçak në Beograd: Nëse nuk ka Asociacion, nuk ka marrëveshje
I dërguari special i BE-së për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak thotë se nëse nuk ka Asociacion, atëherë nuk ka marrëveshje.Në një intervistë për televizionin serb ka folur p&e
14 Mars 2023, 11:19 -
Vuçiç dhe Lajçak në një qëndrim pas takimit: Biseda ishte e vështirë! S’ka marrëveshje pa Asociacion, parakusht për dialogun me Kosovën
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç u takua ditën e djeshme me të dërguarin special të BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak. Ky i fundit do të jetë në Beograd edhe ditën e sotme ku do të takohet sërish me presidentin serb.
14 Mars 2023, 08:09 -
-
-
-
Lajçak pas takimit me Kurtin: Tani e di se çfarë kërkon Kosova! Pres finalizimin e marrëveshjes me Serbinë në Ohër
I dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak tha se takimi i tij me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, kishte përmbushur pritshmëritë dhe shtoi se palët duhet të pajtohen edhe për Aneksin e zbatimit përndryshe marrëveshja s’do të mund të jetë e detyrueshme.
9 Mars 2023, 18:14 -
A po nis presioni ndaj opozitës së Kosovës për propozimin evropian?
Qëndrimet kundërshtuese të partive opozitare, Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, ndaj propozimit të Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, kanë krijuar shqetësim për partnerët perëndimorë të Kosovës.
9 Mars 2023, 17:50 -
-
Dialogu Kosovë-Serbi, SHBA: Kurti dhe Vuçiç të jenë konstruktivë në lidhje me propozimin evropian
Shtetet e Bashkuara presin një qasje konstruktive të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në lidhje me propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve në takimin e 27 shkurtit në Bruksel.
24 Shkurt 2023, 11:39 -
Kurti: Propozimi evropian do të sigurojë njohjen "de facto" nga Serbia
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha të enjten se aleatët perëndimorë përmes propozimit për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë po synojnë anëtarësimin e Kosovës në sistemin ndërkombëtar dhe njohjen në realitet të saj nga Beogradi.
23 Shkurt 2023, 21:45 -
Lajçak: Të hënën do të bisedojmë për afatet e zbatimit të propozimit evropian
I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, deklaroi se pret që Kosova dhe Serbia të pranojnë planin e zbatimit të propozimin evropian për normalizimin e raporteve gjatë rundit të ri të dialogut që do të zhvillohet më 27 shkurt në Bruksel.
23 Shkurt 2023, 19:02 -
Një emër tjetër për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë?
Kushti i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që Asociacioni i komunave me shumicë serbe të mos jetë njëetnik dhe ta ndryshojë emrin, në mënyrë që të merret në konsideratë formimi eventual i tij, paraqet ide për ndryshimin e Marrëveshjes së Brukselit, vlerësojnë njohësit e proceseve politike, Agon Maliqi dhe Miodrag Milliqeviç.
22 Shkurt 2023, 21:56 -
Franca dhe Gjermania: Dialogu Kosovë-Serbi, thelbësor në rrugën drejt BE-së
Krerët e Francës dhe Gjermanisë kanë thënë se dialogu midis Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, është thelbësor në rrugën e Prishtinës dhe Beogradit drejt bllokut evropian. Kështu është thënë në letrat e ndara që presidenti francez, Emmanuel Macron, dhe ai gjerman, Frank Walter-Steinmeier, i kanë dërguar homologes së tyre kosovare, Vjosa Osmani, për 15-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
16 Shkurt 2023, 20:25 -
Analistët me pikëpamje të ndara rreth propozimit europian për marrëveshjen Kosovë – Serbi
Udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë thanë se diplomacia perëndimore ua ka bërë të qartë se mospranimi i propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre, do të çojë në përballje me sanksione. Të dyja palët thanë se e pranojnë në parim propozimin, që ka nxitur mëdyshje e debate në shoqëritë e të dyja vendeve.
15 Shkurt 2023, 07:33 -
Ish-kryenegociatori i BE për Kosovën: Nuk jam optimist për planin europian për Kosovën dhe Serbinë
Ish-përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në bisedimet për statusin e Kosovës, Stefan Lehne, nuk beson se plani i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, do t’iu jepte fund mosmarrëveshjeve mes tyre.
14 Shkurt 2023, 17:07 -
Dialogu me Serbinë, DASH: Mirëpresimin vendimin e Kosovës për të pranuar propozimin europian! Do sjellë përfitime për të dyja vendet
Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, e ka mirëpritur vendimin e Kosovës për ta pranuar propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, pas një bisedë telefonike që e ka pasur të premten me kryeministrin, Albin Kurti.
10 Shkurt 2023, 22:57 -
A po i shmangen Kosova dhe Serbia propozimit të BE-së?
Qëndrimet kushtëzuese të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në lidhje me Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë janë për konsum të brendshëm, thonë njohës të çështjeve politike. Sipas tyre, ata nuk do ta refuzojnë takimin në Bruksel, në rast se ftohen për një të tillë.
10 Shkurt 2023, 19:22
