U dënua për shpifje, Boçi: Do apelojmë vendimin, Nikolla është super e paaftë

U dënua për shpifje, Boçi: Do apelojmë vendimin,  Nikolla është super e paaftë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi është shpallur fajtor nga Gjykata për fyerje dhe shpifje ndaj ish-ministres së Arsimit Lindita Nikolla. Luciano Boci, akuzonte Nikollen se do te bente tender per deftesat.

Në përfundim të gjykimit penal, u vendos që Boçi të dënohet me 50 mijë lekë të rinj, për secilën vepër penale, pra 100 mijë lekë të rinj në total për akuzat e shpifjes dhe të fyerjes. Por me bashkimin e dënimit, përfundimisht ai do të gjobitet me 70 mijë lekë të rinj.

Kjo eshte e disata here qe deputetet e opozites denohen nga gjykata per shpifje, mbi te cilen ne fakt PD ka ngritur te gjitha kauzat e saj deri me sot.

Ish- ministrja Nikolla paditi ish- deputetin e PD, Luçiano Boçi pasi ky i fundit e akuzoi për vonimin e dëftesave. Sipas tij, teksa Nikolla ishte në krye të Ministrisë së Arsimit ka manipuluar tenderin për dëftesat, duke vonuar shpërndarjen e tyre. Gjithashtu, sipas ish- deputetit, të vetmet dëftesa që u printuan dhe u shpërndanë ishin ato të klasës së 9-të për vitin shkollor 2017-2018, por edhe ato rezultuan me gabime. 

Pas publikimit të vendimit, ka ardhur edhe reagimi i ish- deputetit, Luçiano Boçi. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Boçi shkruan se nuk është aspak i surprizuar, e ndërsa thekson se pavarësisht vendimit, ai nuk ndryshon qëndrim. Boçi ka riartikuluar edhe njëherë deklaratat e tij, sipas së cilit ish- ministrja Nikolla është e paaftë dhe e korruptuar.

"Nuk jam i surprizuar nga vendimi i gjyqtarit sot. Ishte nje vendim i shkruar para se të merrej e lexohej. I shkreti, akoma nuk e ka kaluar vettingun politik të organizatës bazë të Partisë që përzgjedh besnikët. Si i tillë Ishte një vendim i pastër politik.  Jetojmë ditët e regjimit të norko-politikës dhe kuptohet. Dënohesh për Agjitacion-Propagandë të bërë kundër udhëheqjes dhe nuk është çudi. Aq më tepër Vendimi nuk ka qenë tek e fundit, i tij.  Është i vetë Ramës, i cili trysnon sot dhe imponon shumë vendime në raport me kundërshtarët e tij politikë dhe në raport me aleatët e tij kriminalë. Sot në Shqipëri dënohesh shumë lehtë e shpejtë pse denoncon, pse thua të vërteta, pse proteston, pse kërkon të drejta.
Po të bësh krim, korrupsion, trafik droge, pastrim parash të pista, vrasje nuk të gjen gjë as nga policia as nga Rama, as nga drejtësia “e re” e kapur prej tij.
Madje venerohesh e gradohesh. Ne sollëm të gjitha argumentat e duhura e bindëse për çdo lexues ligji e jo më për një specialist.
Vendimin do ta apelojmë. Deri atëhere, Lindita mund të shkojë të krihet nja dy herë tek parrukieri, se një e krehur aq i bën, sa gjysma e dënimit, me shpresë se do i bëjnë telefon e trysni dhe Apelit.
Sa për deklarimet e mia i them dhe njëherë botërisht, me pak ndryshim. Ish Ministrja e arsimit me mesataren 5.8, nuk është thjeshtë e paaftë. Është super e paaftë. Ish Ministrja e shkatërrimit të Arsimit, nuk është thjeshtë e papërgjegjshme. Është super e papërgjegjshme. Nuk është e korruptuar, por super e korruptuar. Këtë ia dëshmuan 140 mijë studentë më protestën e tyre, që i rrethuan ministrinë një muaj rresht dhe e shkulën nga karrigia. Ia thanë prindërit e Shqipërisë që morën me vonesë dëftesat e 340 mijë fëmijëve të tyre. Ia thonë çdo ditë 34 mijë mësuesit që janë mashruar disa herë rresht nga deklarimet e saj.Padrejtësia që sundon sot, zhbëhet duke rrëzuar juntën e vjedhësit Ramë të votave, të shpresës e së ardhmes!"
, shkruan Boçi. 

G.M./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arjani: 08/04/2019 14:03

    Cfare eshte kjo 70 mije leke kot fare. Me 7 milion denojeni kete qe eshte si burre kur*e. Nejse me vjen per qeshur kur mendoj fytyren prej debili te Bocit hahahahaha

    Përgjigju
    • Boçi: 08/04/2019 17:17

      Buçja i elbasanit ben si kurve b...th q...r

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Sulmi seksual, Conor McGregor gjobitet nga gjykata me shumën e majme

Sulmi seksual, Conor McGregor gjobitet nga gjykata me shumën e majme