Apeli dënon Kelmend Balili, 'Eskobari i Ballkanit' 10 vjet në qeli në një burg të sigurisë së lartë

TIRANE - Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, duke dënuar me 10 vjet burg Kelmend Balilin, dënim me gjykim të shkurtuar. Në këtë vendim të formës së prerë, Balili do të kalojë 10 vite pas qelisë nën akuzat për trafik droge, për pastrim parash, fshehje të pasurisë dhe për grup kriminal dhe dënimin.

Prokuroria kishte kërkuar 18 vite, gjykata vendosi 15, por duke qenë se u pranua kërkesa për gjykim të shkurtuar, u ul 1/3 duke u dënuar përfundimisht me 10 vite burg.

Balili nuk ka qenë i pranishëm sot në seancën e Gjykatës së Apelit, ndërsa vendimi i shkallës së parë u ankimua nga mbrojtja e Balilit, që kërkoi pafajësi.

Balili prej 15 Janarit 2019 qëndron në qeli pas vetëdorëzimit në Policinë e Shtetit aty ku kushti i tij i vetëm ishte të gjykohej nga drejtësia shqiptare duke shmangur në këtë mënyrë ekstradimin. Nga media greke Balili u cilësua si “Escobari” Ballkanit ndërsa rasti i kapjes së drogës si pjesë e këtij trafiku i përket afro 700 kg të kapur në ishullin Zakynthos në vitin 2017. Për Balilin u përfshi në hetime edhe zyra e DEA-s në Athinë ndërsa prej më shumë se dy vitesh ai qëndroi në arrati duke bërë që 4 operacione policie për arrestimin e tij të dështonin.

Balili do të vuajë dënimin në një prej burgjeve të sigurisë së lartë.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 18/10/2019 10:49

    Shume zhurme per asgje. 3 vjet u morren me Balilin, tani u denua dhe asnje koment as nga politika, as nga partneret, as nga analistet, por as nga gjindja. Denimi i "Eskobarit te Ballkanit" kaloi ne heshtje sikur te ishte nje kultivues apo trafikant i qete. Me sa duket te gjithe qe e perdoren u duhej me teper jashte se sa ne qeli.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja