DWS-Seldi Qalliu lë garën pas 6 “Dance off”

DWS-Seldi Qalliu lë garën pas 6 “Dance off”
Spektakli “Dancing With The Stars” ka mbyllur edhe këtë javë një mbrëmje të mbushur me emocione, vallëzime muzikë dhe momente plot gjallëri. Si çdo të enjte konkurrentët e mbetur kanë vijuar garën drejt çmimit të madh, duke performuar zhanre të ndryshme kërcimi. Risia e kësaj e jave ishin bazat muzikore tërësisht me këngë shqiptare. Me anë të tyre u krijua gjithashtu edhe një atmosfere mjaft patriotike. Të ftuar special të mbrëmjes ishin këngëtarë të muzikës të lehtë shiqptare, si Irma Libohova, Sidrit Bejleri, Jonida Maliqi dhe Altin Goci, të cilët shprehën opinionet dhe vlerësimet e tyre për spektaklin. Këngëtarja e famshme dhe e njohur veçanërisht për ndryshimet e shumta në pamjen e saj Jonida Maliqi është shprehur se, “do të doja t’i përgëzoja të gjithë artistët ashtu sikurse dhe koreografët, Ardi Asllanin për kostumografinë, etj”. Gjithashtu këngëtarja e mirënjohur e muzikës shqiptare Irma Libohova performoi e shoqëruar nga artisti i madh Agim Krajka në piano, këngë nga repertori i saj ndër vite. Gjatë konkurrimit ethet e garës ishin mjaft të forta dhe sidomos në çastet e ndarjes së pikëve nga juria. Këngëtarja dhe moderatorja e njohur Zhaku nuk kurseu puthjet për anëtarët e jurisë pas dhënies së pikëve prej tyre. Sipas tyre ajo ka ekzekutuar një performncë mjaft
të mirë, duke u vlerësuar me pikë të larta. Ndërkohë në këtë puntantë i erdhi fundi rrugëtimit të këngëtarit Seldi Qalliu. Ai shkoi në “Dance off”, së bashku me Afërdita Dreshaj, por mesa duket përformanca e tij nuk i siguroi qëndrimin në garë edhe për një javë tjetër. Votat e publikut dhe të jurisë bën që Seldi të ndërpriste garën pas herës së gjashtë që ai dilte në “Dance off”. Në fund të spektaklit këngëtari performoi këngën “Shqipëri oj nana ime”, duke përshëndetur publikun. Ndërkohë si çdo javë nuk mund të mungojnë edhe prapaskenat e këtij spektakli ku protagonistët na shfaqen ndryshe dhe shprehin më qartë emocionet e tyre. Ami dhe Ermali ndodhen së bashku në ambientet e Gold Room, ku ajo ç’ka bie më shumë në sy është fustani mjaft i këndshëm i saj. Më pas prezantuesja simpatike ka vendosur të relaksohet, duke marrë pak ajër nga një prej dritareve. Enada Hoxha dhe Ardi Asllani duken mjaft të përqëndruar në bisedën e tyre rreth spektaklit dhe balerina mban në dorë një bllok për të sistemuar më mirë idetë për shfaqen. Afërdita Dreshaj së bashku me Vedat Ademin dhe Enada Hoxhën, kanë pushuar në të njëjtin kollkut i cili duket të jetë mjaft komod. Pjesëtari i juries Alfred Kaçinari, producentja e spektaklit, Holta Dulaku dhe kostumografi Ardi Asllani duket se po zhvillojnë një bisedë të këndshme ndërmjet tyre. Ndërkohë prezantuesi Ermal Mamaqi është duke u relaksuar e njëkohësisht përgatitur për të transmetimin live të spektaklit. Javët e ardhshme të këtij formati televiziv priten të jenë edhe më të ethshme, pasi numri i garuesve sa vjen e reduktohet dhe konkurrenca për çmimin final shtohet edhe më shumë.(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Vangjel Tavo i përgjigjet Gjikurisë: Votuesit me kartë të skaduar ishin të mitë dhe të tutë! Rezultati, produkt i vullnetit të qytetarëve

Vangjel Tavo i përgjigjet Gjikurisë: Votuesit me kartë të skaduar ishin të mitë dhe të tutë! Rezultati, produkt i vullnetit të qytetarëve