Dy aksidente janë regjistruar në Lezhë brenda një ore.
Një 19-vjeçar ka mbetur i plagosur, pasi një automjet e ka përplasur teksa po udhëtonte me biçikletë në autostradën Mamurras-Milot, pranë fshatit Gjorem.
I riu i identifikuar si Dod Sherri është dërguar menjëherë në spitalin e Traumës në Tiranë, për të marrë shërbimin e nevojshëm mjekësor.
Drejtuesi i automjeti N.Gj është shoqëruar nga policia e Kurbinit, ndërsa ekpertët kanë shkuar në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.
Me herët në aksin e vjetër rrugor Lezhë-Laç, pranë fshatit Zejmen, një automjet tip “Audi” luksoz, me të cilin po udhëtonin tre persona ka humbur kontrolli, e për pasojë është përplasur me muret rrethuese të një banese. Si rrjedhojë dy persona janë plagosur.
-
Keta shofera mesojne makinen mbasi marrin patenten mbasi nuk jane te afte te drejtojne mjetin
Përgjigju











Komente
Komento