DURRËS – Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Durrësit.   62-vjeçari Shpëtim Tepshi që drejtonte një BENZ me targa Dr 5269 D është përplasur me trafikndarësen dhe si pasojë ka gjetur vdekjen. Aksidenti ka ndodhur në orën 4:00 dhe policia që shkoi menjëhërë në vendngjarje, paraprakisht njoftoi se burim i aksidentit ishte shpejtësia tej normave të lejuara.

Një tjetër aksident ka ndodhur po sot në segmentin rrugor Milot - Rubik, në afërsi të Skurajve. Një motorr doli nga rruga dhe për pasojë ka gjetur vdekjen Antonio Keqi, 40 vjeç nga fshati Skuraj.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)