TIRANE - Dy aksidente automobilistike janë shënuar në zonën e Laprakës në kryeqytet në një hark kohor prej gjysmë ore.

Në aksidentin e parë një automjet përplasi një këmbësor, me pasojë plagosjen e rëndë të tij. I aksidentuari ndodhet në spitalin Ushtarak të Tiranës, ndërsa bluzat e bardha bëjnë të ditur se gjendja e tij shëndetësore është kritike për jetën.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën "Dritan Hoxha", pranë sheshit Shqiponja.

Policia shoqëroi drejtuesin e automjetit ndërsa ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e vërteta të ngjarjes.

Aksidenti i dytë u shënua 100 metra larg vendngjarjes së parë, ku u përfshinë në përplase 4 automjete me njëra-tjetrën.

Sipas informacioneve nga gazetari Arsen Rusta, në këtë aksident fatmirësisht nuk janë shënuar të lënduar.

Policia në vendngjarje nis hetimet.

aksident laprake

aksident laprake

*Foto sjellë në redaksinë e Shqiptarja.com nga një lexues përmes rubrikës RAPORTONI JU

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)