Dy aksidente në Vlorë dhe Kukës kanë ndodhur mbrëmjen e sotme (30 qershor), ku si pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur. Sipas informacioneve të para, në Vlorë një drejtues mjeti ka përplasur një fëmijë, i cili ka marrë dëmtime të lehta.
Ndërkohë në Kukës, një 57-vjeçar nga Kosovë ka mbetur i plagosur, pasi kamioni me të cilin ai po udhëtonte doli nga rruga.
Drejtuesi i mjetit është dërguar për mjekim në spitalin e Kukësit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
Foto nga aksidenti në Rrugën e Kombit
Komento