Dy anëtarët e AMA, PD: Zgjedhja e
tyre e paligjshme dhe e pandershme‏

Dy anëtarët e AMA, PD: Zgjedhja e<br />tyre e paligjshme dhe e pandershme‏
TIRANE - Partia Demokratike e ka cilësuar sot miratimin anëtarëve të rinj të AMA, të propozuar nga radhët e mazhorancës, si të paligjshëm dhe të pandershëm.

Pavarësisht thirrjeve të njëpasnjëshme të qeverisë që opozita të bëhet pjesë e këtij procesi si zgjidhje e ngërçit të AMA, për deputetin e PD, njëherësh kryetari i Komisionit të Medias, Genc Pollo, votimi i sotëm ishte një akt i pandershëm  që shkel marrëveshjen mes dy palëve.

Sipas Pollos, me aktin e sotëm Rama-Meta shkeli rekomandimet e OSBE e të BE-së, ndërsa i bëri thirrjeve dy anëtarëve të rinj, Gledis Gjipali dhe Pirro Misha të refuzojnë këtë detyrë të paligjshme.

Më poshtë deklarata e plotë për media e deputetit të PD, Genc Pollo:

“Një akt të pandershem kreu mazhoranca sot pasi shkeli një marreveshje të arritur me opoziten, një nga të rrallat e kësaj legjislature. Një marrëveshje që parashikonte të gjitha hollësitë proceduriale e detajet perkatese per zgjedhjen e Këshillit të AMAs dhe atij të RadioTelevizionit Shqiptar, të pranuar në daten 25 qershor në zyrën time në Kuvend , pra në atë të Kryetarit te Komisionit për Edukimin e Median me mazhorancen e perfaqsuar nga deputetet Alfred Peza, Mimoza Hafizi dhe Musa Ulqini si dhe opoziten te perfaqsuar nga Myqerem Tafaj, Luciano Boci dhe Genc Pollo. Ne vijim unë thirra mbledhjen e Komsionit ne date 3 e 7 korrik per te miratuar zyrtarizuar vendimet me porceduren e dakorduar por mazhoranca na deklaroi publikisht se ende kërkonte kohë, si dhe na pëshpëriti privatisht se Edi Rama u kishte thënë “tani që statusin kandidat e mora nuk më hyn në punë marreveshja juaj”. Me aktin e sotëm dueti Rama-Meta goditi jo vetëm rregullatorin e medias, për ti hapur rrugë favoreve te klienteve mediatike por edhe shkeli rekomandimet e qarta e konkrete të OSBE e të BE-së të theksuara edhe në progress-raportin e KE të paraqitur dje. Do të ishte në nderin e dy personave të emëruar sot anëtare të Këshillit të AMA-s të mos pranonin  të merrnin kunderligjshëm funksione publike.” tha Pollo

Ditën e sotme, pas propozimit të bërë dje nga Komisioni i Medias, Kuvendi miratoi kandidaturat e Gledis Gjipalit dhe Pirro Mishës si anëtarë të rinj të Autoritetit të Mediave Audiovizive.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Operacioni i SPAK me 19 urdhër arreste, masë sigurie për Suel Çelën dhe vëllanë e tij

Operacioni i SPAK me 19 urdhër arreste, masë sigurie për Suel Çelën dhe vëllanë e tij