TIRANË – Policia e Tiranës arreston dy persona, që tentojnë të vjedhin transformatorin e fshatit Çelobërzez të Tiranës. Sadi Loshi, 21 vjeç dhe Luan Braho, 54 vjeç, lIndur e banues të Tiranës, u arrestuan pasi në bashkëpunim me nje person tjetër, identiteti i të cilit nuk bëhet publik për arsye hetimi, janë kapur duke vjedhur transformatorin e fshatit Çelobërzes te komunës Ndroq.

Atyre iu sekuestrua mjeti me targe “TR 2875F”, me te cilin do ta transportonin dhe disa pinca, doreza etj që u shërbenin për çmontimin e transformatorit.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)