TIRANË - Një i vdekur dhe katër të plagosur është bilanci i dy atentateve që tronditën kryeqytetin në orët e mbrëmjes të së hënës, në dy ngjarje të njëpasnjëshme brenda një harku kohor të pak minutave.
 
Në atentatin e Rrugës së Kavajës humbi jetën si pasojë e shkëmbimit të zjarrit mes dy grupeve rivale Arianit Sterjo me emrin e ndryshuar në Artur Baze, dhe u plagosën Pajtim Seriani dhe Roland Meta, ky i fundit efektiv policie. Ndërsa në atentatin e dytë pranë Qafë-Kasharit, mbetën të plagosur Emiljano Shullazi dhe shoku i tij Gilmando Dani, emra këta të njohur për drejtësinë shqiptare. Makina me të cilën udhëtonin u qëllua me breshëri automatiku ndërsa ktheheshin nga Rinasi, nga persona ende të paidentifikuar.


Shkëmbimi i zjarrit mes grupeve rivale në Rrugën e Kavajes lë nje viktime dhe dy te plagosur
Sipas grupit hetimor, në atentatin e parë gjithçka ka ndodhur në orën 19:40 të së hënës në harkun e 8 minutave nga shkëmbimi i zjarrit midis dy grupeve rivale në rrugën “Islam Alla” e që më pas u zhvendos në rrugën “Him Kolli” pranë Kishës Katolike në Rrugën e Kavajës. Fillimisht Artur Baze dyshohet se ka qëlluar me pistoletë ndaj Pajtim Serjanit, Denis Ramanit, Ditmir Reçit dhe efektivit Roland Meta, në tentativë për t’i vrarë ata, por pa mundur të realizojë planin e tij. Pasi ka qëlluar në ambientin e lokalit ku ndodheshin shtetasit e mësipërm, Baze është larguar në drejtim të rrugicës “Him Kolli” për të humbur gjurmët, por i ndjekur nga këta të fundit dhe në një shkëmbim zjarri, ai ka mbetur i vrarë. Sipas policisë së Tiranës ekzekutimi i tij dyshohet të jetë kryer nga efektivi Roland Mete, i cili ka ndërhyrë në sulmin me armë, nga ku mbeti dhe vetë i plagosur rëndë.

pajtim serjani
(Në foto: Pajtim Serjani, i plagosur)


(Pamje nga atentati pranë rrugës së Kavajës) 

Polici jashte sherbimit arrestohet ne flagrance, dyshohet se vrau Artur Bazen gjate sulmit me arme
Policia bëri arrestimin në flagrancë të efektivit Meta, pasi mbetet e paqartë prania e tij në skenën e krimit, paçka se zyrtarisht policia sqaron se ai nuk ka qenë në orarin e punës apo i përfshirë në operacionin e atentatit në rrugën e “Islam Alla”.

policia me logo
Foto të tjera/Forca të shumta policie në vendngjarje te Rruga e Kavajës

Atentati i dyte ne Qafe-Kashar, qellohet me bresheri makina e Emiljano Shullazit, plagoset edhe shoku i tij
Në një kohë kur efektivët e Policisë së Tiranës ishin të fokusuar në zbardhjen e dinamikës së ngjarjes me një viktimë e dy të plagosur në harkun kohor të pak minutave salla operative do të raportonte një atentat në Qafë-Kashar në rrugën Tiranë-Rinas, ku i plagosur mbeti Emiliano Shullazi. Fillimisht u raportua se Shullazi udhëtonte i vetëm në automjetin tip Golf me targa AA 669 HR, ndërsa vetëm mëngjesin e kësaj të marte policia konfirmoi dhe të plagosurin e dytë nga breshëria e automatikut. 

emiljano shullazi gilmando dan

I plagosur sipas policisë mbeti edhe Gilmando Dani, i cili ka qenë duke udhëtuar me Shullazin në të njëjtin automjet. Policia tha se në atentatin ndaj Shullazit dhe Danit kanë qenë dy automjete të cilat i kanë ndjekur ata dhe më pas kanë qëlluar me breshëri 20 herë ndaj tyre. Aktualisht Shullazi dhe Dani janë jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Traumës, ndërsa për grupin hetimor ende autorët e kësaj ngjarje mbeten mister.

makina
Në foto: Automjeti tip Golf i Emiljano Shullazit Foto të tjera 


Shullazi:S’kam lidhje me rrugën e Kavajës, autorët s’i njoh
Emiljano Shullazi i cili mbeti i plagosur gjatë një atentati ndaj tij mbrëmjen e djeshme në aksin rrugorë Tiranë –Rinas ka dëshmuar për hetuesit se ai mbrëmjen e djeshme po kthehej nga Fushë Kruja për në tiranë dhe ka mohuar të ketë lidhje me përplasjen me armë në rrugën e Kavajë.

Burime për A1report nga policia e Tiranës bënë me dije se Shullazi është pyetur për afro 2 orë nga grupi hetimorë, ndërsa në deklarimet e tij për armatimet e gjetura në zonën ku u bë atentati ai shprehet se ato janë të atentatorëve.

Sëbashku me Shullazin është pyetur dhe shoku i tij Gilamndo Dani ku të dy udhëtonin në mjetin tim Golf, por dhe në deklarimet e Danit përgjigjet janë të njëjta bëjnë me dije hetuesit.

Aktualisht policia po vazhdojnë hetimet ndërsa pritet që ditën e mërkurë procedimi penal ti referohet prokurorisë së Tiranës, ndërsa e vetmja akuzë e ngritur deri tani është ajo ndaj policit Roland Mete i arrestuar në flagrancë për veprime e mosveprime të tij në një skenë krimi.

Burime për A1 REPORT: Dy atentatet lidhen me njeri-tjetrin, të gjithë të përfshirët shokë me njeri-tjetrin
A1Report ka mësuar se dy atentatet ku i vdekur mbeti Artur Baze dhe 4 të plagosur mes tyre Pajtim Seriani, Roland Mete, Gilmando Dani dhe Emiliano Shullazi po hetohen si të lidhura me njëra-tjetrën. Kjo, sipas burimeve të grupit hetimor për faktin se personat e përfshirë në këto dy ngjarje janë shokë midis tyre dhe duke konsideruar dhe mënyrën e kryerjes së atentateve.

Megjithatë blutë e Tiranës, të cilët ende nuk kanë dhënë një version zyrtarë për ngjarjen, deklarojnë se shkëmbimi i zjarrit ku humbi jetën Baze nuk ka asnjë lidhje me pritën ndaj Shullazit dhe shokut të tij Gilamdno Dani.

Hetim i vecante edhe per perfshirjen e efektivit te policise 
Njëkohësisht me hetimet për zbardhjen e autorëve të dy atentateve që tronditën kryeqytetin një natë më parë, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Policinë e Shtetit ka nisur një hetim të veçantë për efektivin Roland Meta i mbetur i plagosur dhe i pranishëm në skenën e krimit paçka se nuk ishte në shërbim.