'United State America' ulet në pistën e Rinasit, avionët e NATO-s patrullim mbi Tiranë! Report Tv sjell pamje

TIRANË- Dy avion luftarak grekë janë parë të fluturojnë ditën e sotme në hapësirë ajrore në jug të vendit. Report Tv me gazetarin Arsen Rusta u interesua pranë Ministrisë së Mbrojtjes, ku mësohet se bëhet fjalë për një stërvitje në kuadër të Aleancës dhe se është bërë koordinimi me palën shqiptare.

Kjo stërvitje e quajtur " Tango Scramble" ka përfunduar me sukses në orën 12:46. Kujtojmë që Greqia dhe Italia janë shtet që kujdesen për ruajtjen e hapësirës ajrore shqiptare në kuadër të Aleancës.

Ndërkohë po sot një avion i 'Air Force United State' është ulur në pistën e Rinasit. Bëhet fjalë për zyrtare ushtarak amerikan që janë nisur nga Belgjika, një ndale në Tiranë dhe më pas në Portugali.

Avioni i 'Air Force United State' në Rinas

B.K./E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?



×

Lajmi i fundit

Peqin, fermeri Astrit Haka la emigrimin për të investuar në sera: Prodhimi i mbarë, por fitimi i pakët!

Peqin, fermeri Astrit Haka la emigrimin për të investuar në sera: Prodhimi i mbarë, por fitimi i pakët!