Në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA, ambasada amerikane në vendin tonë njofton se do të dhurojnë një shfaqje për qytetarët tanë. Dy avionë gjigantë “B52” të SHBA-ve do të fluturojnë paraditen e datës 22 gusht mbi sheshin ‘Skënderbej’ me qëllim nderimin e shqiptarëve.

Ende nuk është bërë me dije ora se kur do të fluturojnë avionët, po ambasada amerikane shkruan se do ta njoftojë orarin e saktë të fluturimit në faqen e tyre zyrtare në ‘Facebook’. Ndërkohë ambasada  fton qytetarët që të shohin spektaklin që do të dhurojnë dy avionët gjigantë që SHBA-ve.

“Do të njoftojmë orën e saktë këtu në faqen tonë të hënën në mëngjes! Nuk ka mënyrë më të mirë për të nderuar 100 vjetorin të marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, marrëdhëniet tona gjithnjë e më të forta në fushën e mbrojtjes dhe vlerat tona të përbashkëta të NATO-s. Aeroplanët B-52, të cilët për më shumë se 60 vjet kanë qenë themeli i forcës së bombarduesve strategjikë të Shteteve të Bashkuara, do të fluturojnë përmes qiejve miqësorë të Europës Juglindore për të ardhur drejt Shqipërisë. Dhe nëse doni të mësoni më shumë rreth këtyre avionëve të jashtëzakonshëm", - thuhet në njoftim.

Për 100 vjetorin e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri, kryeministri Edi Rama organizoi një koncert të madh në sheshin ‘Skëndërbej’ rreth një muaj më parë. Ndërsa u kremtua edhe çelja e negociatave të Shqipërisë me BE-në.