Urgjenca ka bërë një tjetër reagim lidhur me ngjarjen e humbjes së dy jetëve, Sokol Prekës dhe David Dedës nga korrenti ku ka publikuar skedat e orareve. Sipas sqarimit, ambulanca ka mbërritur në vendngjarje në orën 18:44. Kjo ambulancë kishte një defekt teknik, thotë urgjenca.

Më tej shton se ora 19:44, e raportuar më herët, është orari kur ka mbërritur ambulanca e dërguar nga Spitali i Shkodrës.

Ky është sqarimi i dytë i Urgjencës së Vaut të Dejës pas protestës së familjarëve të viktimave dhe banorëve një ditë më parë. Ata pretenduan se ambulanca u vonua rreth një orë e gjysmë dhe kjo dyshohet se solli vdekjen e tyre.

Banorët thanë se qendra shëndetësore nuk ka autoambulancë dhe as shërbim urgjence. Sipas tyre mjekët kryejnë vizitat paradite dhe pasdite qendrës i vihet kyçi. Në rast urgjence, qytetarët duhet të presin që ambulanca të niset nga Shkodra.

Në qendrën shëndetësore mungojnë pajisje si bombolat e oksigjenit dhe defibrilatori, ndërsa kërkohet që të ketë mjekë dhe personel të organizuar në turne, në mënyrë që shërbimi të mos ndërpritet gjatë natës.

Postimi i plotë:

Në lidhje me ngjarjen tragjike të datës 29 gusht 2026 në Vaun e Dejës, Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore (QKUM), në kuadër të transparencës, sqaron se në rastin e pacientit të parë të goditur nga rryma elektrike, orari i mbërritjes së ambulancës në vendngjarje është ora 18:44, jo ora 19:44. Është orari i mbërritjes në spitalin e Shkodrës të ambulancës ora 19:44.

Bashkëlidhur është komunikimi dhe e njëjta skedë që është publikuar ditën e djeshme në në faqen e QKUM-së.

P.J/Shqiptarja.com
Sa e vlerësoni këtë artikull?

Komente

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës: 30 Gusht, 11:16

    Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë?