Dy ditë para protestës së PD,
Basha takim me ambasadorët

Dy ditë para protestës së PD,<br />Basha takim me ambasadorët
TIRANE-Dy ditë përpara se të zhvillohet protesta e Partisë Demokratike në Tiranë, kreu i PD-së, Lulzim Basha zhvillon një drekë punë me ambasadorët e vendeve të bashkimit Europina, prezencës së OSBE në Tiranë dhe me ambasadorin e SHBA-ve. Takimi i kreut të opozitës shqiptare bëhet në një kohë kur Partia Demokratike ka konkluduar të gjitha procedurat për të zhvilluar protestën e 20 shkurtit dhe ky takim është bërë për të sqaruar ndërkombëtarët për mënyrën se si PD do të dal në shesh.

Sipas njoftimit të nisur nga Partia Demokratike thuhet se në këtë takim është diskutuar mbi zhvillimet politik dhe sociale në vend por ajo që bëhet me dije është fakti se në këtë bisedë me krerët e ambasadave më të rëndësishme në Tiranë, është konsumuar edhe tema për protestën e PD-së e cila mesa duket ka ngritur një shqetësim tek diplomatët e huaj.

Takimi
Takimi ndërmjet Bashës dhe diplomatëve të huaj është bërë në një restorant në dalje të kryeqytetit. Njoftimi i Partisë Demokratike bënë me dije se Basha është ankuar tek ambasadorët për situatën politike në vend. Veç kësaj, kreu i PD-së ka cilësuar si të papranueshme projektligjin e qeverisë për të ndryshuar ligjin për “Nëpunësin Civil”. Krahas kësaj, Basha ka argumentuar edhe qendrimin e Partisë Demokratike lidhuir me reformën territoriale ku ka mbajtur të njëjtin qendrim si më parë, se kërkon rivendosjen e konsensusit të prishur në mënyrë që PD të plotësoj vendet e sajë në Komisionin parlamentare për Reformën Territoriale.

“Z.Basha u tha ambasadorëve se është e papranueshme dhe e paprecedentë në historinë e shtetit, nisma e re e qeverisë në dëm të administratës publike, që ka të bëjë me vonesën e botimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese në fletoren zyrtare, vendim që ka hedhur poshtë aktin normativ që shtyu zbatimin e Ligjit për Nëpunësin Civil, si dhe hartimi pa asnjë transparencë i një projekt-ligji të ri që parashikon 16 nene anti-reformë që dobësojnë statusin e nëpunësit dhe cënojnë sigurinë juridike të administratës.

Duke u ndalur tek reforma territoriale, z.Basha tha se konsensusi është i domosdoshëm për këtë proces, në mënyrë që rezultatet të jenë të qëndrueshme dhe të gjithëpranueshme. Ambasadorët u informuan mbi aktet e vazhdueshme antiligjore dhe anti konsensus të qeverisë për vënien nën kontroll politik të institucioneve të paravura, si ILDKP dhe AMA. Si dhe për rastin më të fundit të prishjes së konsensusit politik, që është ndërhyrja e qeverisë në ligjin për financimin e partive politike”,- thuhet në njoftimin e Partisë Demokratike.

Krahas kësaj lidhur me procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, kryetari i Partisë Demokratike ka ripërsëritur qendrimin e tij se PD është gjithmonë e gatshme për të mbtetur të gjitha hapat e nevojshëm në këtë drejtim. “Z.Basha i garantoi përfaqësuesit e vendeve të Bashkimit Europian, OSBE-së dhe SHBA-së, se Partia Demokratike do të jetë një mbështetëse pa rezerva e procesit të integrimit europian të Shqipërisë”, thkson PD në njoftimin e saj.
 

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK