Dy ditë para protestës së PD
ambasadorët takim me Xhafën

Dy ditë para protestës së PD<br />ambasadorët takim me Xhafën
Dy ditë para protestës së paralajmëruar të opozitës për më 13 Maj, ambasadorët e SHBA, OSBE dhe Bashkimit Europian kanë zhvilluar një takim me ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafa.
 
ReportTv ka mësuar se Romana Vlahutin, Donald Lu dhe Benrd Borchardt kanë diskutuar me ministrin e Brendshëm në lidhje me situatën e rendit dhe sigurisë publike përgjatë protestës dhe masave të marra nga policia e shtetit në një kohë kur Shqipëria ka hyrën në një proces elektoral për zgjedhjet e 18 qershorit.
 
Ambasadorët kanë refuzuar ti përgjigjen pyetjes së ReportTv se cfarë kanë diskutuar me ministrin Xhafa, ndërsa ky takim mësohet se është kërkuar nga përfaqësuesit e selive diplomatike në vend.
 
ReportTv ka mësuar se për protestën e 13 Majit ministri Xhafa ka njohur ambasadorët me planin e masave të policisë si dhe informacionet e siguruara se cilat mund të jenë situatat që do të sillnin tension.
 
Në këtë protestë pritet të angazhohen rreth 1500 efektivë policie ndërsa do të angazhohen dhe forcat operacionale, ato RENEA si dhe njësitë e antiterrorit.

ambasadoret
Ambasadori Bernd Borchardt dhe ambasadorja Romana Vlahutin duke dalë pas takimit me Xhafën

lu te xhafa
Makinat e ambasadorëve pranë Ministrisë së Brendshme 

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Prek gjyshi i Martinit në protestë: Nëse nuk vihet drejtësi, nuk më duhet më jeta

Prek gjyshi i Martinit në protestë: Nëse nuk vihet drejtësi, nuk më duhet më jeta