Dy ditë pas aksidentit tragjik të ndodhur në aksin rrugor Bulqizë-Maqellarë ku vdiqën tre persona dhe u plagosën katër të tjerë, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nisur të vendosë tabelat e sinjalistikës rrugore nga rrethrrotullimi deri në urën e Çerenecit.

Mungesa e sinjalistikës rrugore ka qenë një ndër problemet themelore në këtë aks rrugor duke shkaktuar aksidente të shumta duke qenë se shumë prej drejtuesve të mjeteve tejkalojnë shpejtësinë mbi normat e lejuara. Në këtë aks rrugor veçmas tragjedisë së ndodhur dy ditë më parë, mbrëmjen e ndërrimit të viteve humbi jetën edhe 24 vjeçari Yllson Tasha.

Dyshohet se mungesa e sinjalistikës rrugore ka qenë një prej shkaktarëve të aksidentit të rëndë të ndodhur mbrëmjen e 4 janarit në Bulqizë ku ndërruan jetë Kujtim dhe Murat Istrefi (Vëllezër), Lulzime Istrefi 45 vjeç (gruaja e Kujtim Istrefit). Ndërsa të plagosur mbetën

1. Mërgim Lazri – 25 vjeç (Bllatë e Epërme – Dibër)
2. Edison Lazri – 28 vjeç (Bllatë e Epërme – Dibër)
3. Firuze Istrefi – 56 vjeç (Maqellarë – Dibër)
4. Kadrie Markeçi – 19 vjeç (Shupenzë -Dibër

Policia arrestoi Edison Lazrin si përgjegjës për aksidentin që rezultoi fatal për tre persona, duke e vënë nën akuzën e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor. Edison Lazri së bashkui me Mërgim Lazrin po udhëtonin me mjetin tip ‘Benz’ me targa angleze që mori pëpara automjetin me të cilin udhëtonin viktimat dhe të plagosurit e tjerë.