INDI – Dy fëmijë të vegjël raportohet se janë përdhunuar në kryeqyteti ne Indisë në Delhi, gjë e cila ka shkaktuar kritika të forta nga guvernatori i qytetit.

Arvind Kejriëal ka akuzuar qeverinë dhe policinë se nuk po bën mjaftueshëm për të mbrojtur të miturit në qytet.

Një ngjarje e tillë vjen pasi një vajzë katër vjeçe u përdhunua në Delhi javën e kaluar.

Dy vite më parë, india forcoi ligjin për dhunën seksuale pasi një grup përdhunoi dhe vrau një studente.

“Përdhunimet e përsëritura të minorenëve janë të turpshme dhe shqetësuese. Policia e Delhit ka dështuar plotësisht për të garantuar siguri”, tha Kejriëal.
 
Policia thotë se viktimat janë në dy sulme të ndryshme. Një vajzë vetëm dy vjeçe e gjysëm u përdhunua nga dy meshkuj, pasi u rrëmbye ata e hodhën në një park afër shtëpisë.
 
Sipas policisë vajza kishte gjakderdhje kur u gjet dhe testet kanë treguar se ajo është përdhunuar të paktën njëherë.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)