Dy fitore me mundim e qytetari ndaj Ministrisë së Shëndetësisë dhe Arsimit!

Dy fitore me mundim e qytetari ndaj Ministrisë së Shëndetësisë dhe Arsimit!

Emanuela Pepkola Zaimi, themeluesja e Down Syndrome Albania, ndau një lajm të mirë në rrjetet sociale: Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi i ka dhënë të drejtë shoqatës dhe familjes së vogëlushit F. me sindromën doën, pasi  ka konstatuar se “... Ministria e Shëndetësisë dhe QSUT, kanë diskriminuar në formë të rëndë një minoren me sindromën Down, që gjatë kohës që ka qenë i shtruar në spital me diagnozën leucemi, familja eshte detyruar të paguajë shuma të mëdha për mjekimin e tij, në mungesë të medikamentit Methatroxate në spital (si rrjedhojë e dështimit të prokurimit të këtij ilaçi nga ana e shtetit) ilaç i cili mungon dhe në listën e medikamenteve të rimbursueshme për dozën 50mg/flakon.

Down Syndrome Albania në bashkëpunim me Fshdpak Adrf bënë ankesën për diskriminim tek komisioneri disa muaj më parë dhe pas përfundimit dhe të seancava të dëgjimit, sot ka mbërritur vendimi në zyrat tona”, shkruan Pepkola Zaimi, e cila zotohet se do ta ndjekin edhe në gjykatë çështjen deri në dëmshpërblimin e familjes së vogëlushit me sindromë down për gjithë 400.000 lekët (e reja) të shpenzuara për djalin e tyre që tani për fat është mirë me shëndet. Lajmi i mirë u bë i ditur në ditën e parë të tetorit, që është dhe muaji i ndërgjegjësimit dhe të drejtave të personave me sindromën down.

Fitorja e shoqatës, është në një mënyrë, një fitore e të gjithë familjeve shqiptare, sidomos më të brishtëve të shoqërisë si pensionistë, apo familje në nevojë, që shpesh e kanë parë veten, në ditët e tyre më të vështira, të shfrytëzohen si për blerje ilaçesh të shtrenjta, si për bërje analizash dhe imazhesh nëpër spitale private me çmime tepër të papërballueshme. Beteja qytetare e Down Syndrome Albania, duhet të jetë shembull për të gjithë.

 Të njëjtën ditë, Ministria e Arsimit bëri hapa pas ndaj një tjetër vendimi diskriminues për mijëra fëmijë dhe familje shqiptare: Bërjen e mësimit të plotë dhe pa turne sfilitëse. Edhe ky vendim i Ministrisë së Arsimit erdhi pas peticioneve të familjarëve, të gjendur të papërgatitur, në trysni e të diskriminuar në vendimin për mësimdhënien ndaj vogëlushëve. E sidomos, të trajtuar ndryshe nga shtresa të tjera të shoqërisë, të parë dukshëm të privilegjuar ndaj masave antiCovid, aktiviteteve masive dhe grumbulluese në përmasa disafish më të dendura dhe të mëdha se sa klasat e nxënësve.

Në Shqipëri janë parë disa herë beteja në dukje të vogla, jo politike, qytetare, që kanë çuar në fitore falë vërtetësisë, logjikës së çështjeve të trajtuara e të debatuara. Janë këto beteja që mbartin një bukuri, tek e cila qëndron fara e një shoqërie shembullore, qytetare dhe konstruktive. Kjo bukuri e pastër ndodhet e shpërndarë kudo në Shqipëri.

a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shkodrani: 01/10/2021 19:14

    E para e Down Syndrome eshte vertete fitore. Por e dyta eshte gabimi me i madh. Po vdesin shume njerez nga covid, edhe te rinj, nderse dikush gezohet qe lirohen masat kunder tij. Duhet bertitur dhe protestuar ndaj shtetit pse e ka leshuar fare detyrimin prr mbrojtje nga covid. Cdo gje lejohet, madje edhe grumbullimet qindra persona. Ky eshte skandal.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Trump do të blejë Grenlandën, Danimarka rrit shpenzimet për mbrojtjen e ishullit

Trump do të blejë Grenlandën, Danimarka rrit shpenzimet për mbrojtjen e ishullit