Dy gola Dzeko,fitojnë Roma e
Lazio,Strakosha shkakton penallti

Dy gola Dzeko,fitojnë Roma e<br />Lazio,Strakosha shkakton penallti
Në ndeshjen e dytë të javës së 30-të të Serisë A Roma ka mposhtur pastër 2-0 Empolin dhe në pritje të duelit Napoli-Juventus shkon në minus 5 pikë nga vendi i parë.
 
Në stadiumin Olimpico takimi përfundon 2-0 për verdhekuqtë falë një dygolëshi të boshnjakut Edin Dzeko që shënon nga një gol për çdo pjesë duke u ngjitur në kuotën e 33 golave sezonal.
 
Tomas Strakosha gabon duke shkaktuar penallti por Lazio fiton 2-1 ndaj Sassuolos dhe me 60 pikë mban vendin e katërt në renditje.
 
Strakosha bën gabim duke shkaktuar penallti të cilën Berardi e shndërron në gol ndërsa më pas Lazio e përmbys duke shënuar fillimisht me Ciro Immobile dhe më pas një autogol nga vendasit.
 
Në mbrëmje në San Paolo luhet edhe superndeshja Napoli-Juve sa i takon Serisë A.
 
Në Spanjë në ndeshjet e javës së 29-të Atletico Madrid fiton pastër 2-0 në transfertë ndaj Malaga.
 
Skuadra e Simeones ka shënuar nga një gol për çdo pjesë me Koke dhe Felipe Luis.
 
Skuadra madrilene ngjitet në kuotën e 58 pikëve dhe merr vendin e tretë në klasifikim.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mund të ketë disa keqkuptime me partnerin...çfarë thonë yjet për ju sot

Mund të ketë disa keqkuptime me partnerin...çfarë thonë yjet për ju sot