Dy gra e nëna vriten në vend
nga bashkëshortët e tyre

Dy gra e nëna vriten në vend <br />nga bashkëshortët e tyre
Dy ngjarje të rënda janë shënuar sot në vend ku protagoniste janë dy gra, bashkëshorte dhe nëna.
Paradite, Resmie Myrteli 63 vjeçe, nënë e katër fëmijëve, nga fshati Moravë i Beratit, është goditur me mjete të forta nga bashkëshorti i tij dhe ka vdekur.
Ndërsa pasdite, në fshatin Bërxullë, vetëm pak kilometra larg Tiranës, Arif Serjani 50 vjeç ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij Arjana Xhaferraj, 47 vjeçe.
Sipas burimeve të policisë, ngjarja e Bërxullit kishte në bazë të saj dyshimet e bashkëshortit për tradhëti. Gruaja e plagosur me plagë të rënda në fyt, ka vdekur në spital.
Në vend vazhdon e ashpër dhuna në familje, ku siç ndodhi me dy ngjarjet e sotme, viktimat gjithnjë e më shpesh janë gratë.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Partitë proruse përfshihen në qeverinë e riorganizuar të Malit të Zi

Partitë proruse përfshihen në qeverinë e riorganizuar të Malit të Zi