VLORË- Dy grabitës të armatosur kanë tentuar të vjedhin një dyqan celularësh mbrëmjen e sotme pranë Zyrës së Punës në Vlorë.
 
Siç e bëhet e ditur, dy personat kanë qenë të armatosur dhe të maskuar dhe kanë tentuar të vjedhin dyqanin, telefona dhe karta, por nuk kanë mundur të marrin asgjë pasi janë hasur me rezistencën e pronarit. 

Sipas informacioneve nga qyteti bregdetar, policia ka shoqëruar pronarin e dyqanit për të mbledhur detaje për ngjarjen.
 
Blutë e Vlorës do të vijojnë hetimet për identifikimin dhe arrestimin e dy grabitësve. 

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)