TIRANE- Në Elbasan është grabitur një argjendari ndërsa në Gjirokastër në një banesë janë grabitur 5 milionë lekë të reja. Grabitjet gjatë orëve të natës, duke u gdhirë dita e sotme, 24 mars.
Grabitja në Elbasan u shënua në orët e para të mëngjesit. Pre e vjedhjes është bërë argjendaria që ndodhej në rrugën ”Rinia” që lidh universitetin “Aleksandër Xhuvani” me qendrën e qytetit. Nuk dihet ende shuma e grabitur ndërkohë që policia po kryen veprimet hetimore në vendngjarje,informon korrespondenti ynë në Elbasan Andi Qosja. Grabitja ndodhi në argjendarinë pronë e Gazmend Dyrma dhe mendohet se hajdutët kanë hyrë nga një dritare që ndodhet në pjesën e pasme të dyqanit.
Në Gjirokastër 3 persona kanë grabitur 5 milionë lekë të reja në një banesë. Nga të dhënat e para të arrestuarit janë 3 shtetasit me iniciale E.D 43 vjeç, A.M 33 vjeç dhe A.D 38 vjeç, të cilët sipas policisë janë persona me precedentë penale për vjedhje. Lajmi vjen nga korrespondenti ynë në Gjirokastër Piro Nase.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com