Iranianët kanë parë të “zhduken” tashmë “dy grupe drejtuesish dhe kanë mbetur te grupi i tretë”. Kështu deklaroi Donald Trump duke folur për bombardimet që kanë cenuar udhëheqjen e Teheranit.
“Ushtria e tyre është zhdukur. Marina e tyre është zhdukur. Komunikimet e tyre janë zhdukur”, tha presidenti duke folur në Shtëpinë e Bardhë, në lidhje me humbjet që i janë shkaktuar Iranit. “Përveç kësaj”, bëri shaka ai, “po ecin shumë mirë”.
Presidenti përfundoi më pas: “Mendoj se në këtë moment jemi një vend më i respektuar se sa kemi qenë ndonjëherë më parë.”
Lajmi kryesor:
Lufta në Iran, digjet një avion në aeroportin Mehrabad! Forcat izraelite: Po godasim infrastrukturat, Trump: Do të katërfishojmë prodhimin e armëve











