Dy herë anëtare e Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së, ambasada e SHBA-së: Qëndrojmë krenarë përkrah Shqipërisë

Dy herë anëtare e Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së, ambasada e SHBA-së: Qëndrojmë krenarë përkrah Shqipërisë

1696961978_Tirana.jpg

Ambasada e SHBA-së në Tiranë, në një mesazh në rrjete sociale ka uruar vendin tonë, pasi u zgjodh për herë të dytë anëtare e Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së.

“Urime Shqipërisë për zgjedhjen e saj në Këshillin e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut! Shqipëria ka qenë një zë parimor në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe zgjedhja e saj në Këshillin e të Drejtave të Njeriut është një mundësi tjetër për të dalë në mbrojtje të më të cenuarve në mbarë botën. Ne jemi krenarë që qëndrojmë përkrah Shqipërisë në promovimin e dinjitetit njerëzor dhe drejtësisë në mbarë botën”, shkrihet në mesazhin e ambasadës së SHBA-së në Tiranë.


Lajmi kryesor:

Shqipëria zgjidhet për herë të dytë anëtare e Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së


B.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Atalanta përmbys 3-2 Empolin dhe rimerr kreun e Serie A, Gjimshiti fiton derbin me Ismajlin

VIDEO/ Atalanta përmbys 3-2 Empolin dhe rimerr kreun e Serie A, Gjimshiti fiton derbin me Ismajlin