‘Dy herë largohet njeriu nga jeta…’ Robert Radoja, modestia madhështore e artistit klasik! Surpriza që përloti Profesorin! Emocione nga Inva Mula, Irma, Vikena e Justina

I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka, ishte Profesori i muzikës Robert Radoja. Në një rrëfim për veten, karrierën dhe kolegët, profesori e nisi emisionin nën tastat e pianos, instrumetit të tij të zemrës. Ikona e muzikës shqiptare Prof. Robert Radoja këtë vit mbushi 85 vjeç.

Dikur Pallati i Pinonerëve identifikohej me emrin e tij, pasi gjithë fëmijët e talentuar e kishin këtë vend si shtëpinë e tyre të dytë, ku edukoheshin për artin, apo zbuloheshin talentet më të spikatur, në sajë të një njeriu të madh me dashuri të pakushtëzuar për muzikën. Për të përshëndetur profesorin, Irma Libohova foli për kohën kur u rrit tek Pallati i Pionerëve, duke kaluar një fëmijëri të bukur.  

”Profesor të dua shumë, faleminderit për çdo gjë” tha Irma në videomesazh.

Prof. Robert Radoja ia ka dedikuar gjithë jetën kulturës, duke i bërë një shërbim të jashtëzakonshëm Shqipërisë. Ai lindi më 15 prill 1938, ndërsa të gjithë e njohin si një artist të shquar, kompozitor, pianist dhe pedagog i shkëlqyer. Në vitin 1951 fillon studimet në Liceun Artistik në Tiranë për piano. I mbaron ato në vitin 1959. Në vitin 1962 fillon studimet e larta në Konservator ku edhe diplomohet për Piano në vitin 1966. Po në këtë vit nis punën në Pallatin e Pionierëve në Tiranë në sektorin e Muzikës.

Me videomesazhe e përshëndetën profesorin dhe Inva Mula, sopranoja e njohur e cila shprehu gjithë vlerësimin për madhështinë e një njeriu të madh dhe modest. ”Profesor, jemi me fat që kemi jetuar në epokën tuaj” tha Inva në videomesazh.

Nuk harruan të jepnin dhe mirënjohjen e tyre, mezzosopranoja e njohur Vikena Kamenica apo artistja Justina Aliaj, të cilat u ndjenë të vlerësuara që po jepnin një videomesazh për profesorin.

“Dy herë largohet njeriu nga kjo jetë, kur ndërron jetë dhe kur ndalon së bëri atë që ka pasion” u shpreh Profesor Radoja gjatë intervistës.

Karriera e artistit ka qenë e gjatë. Gjatë kësaj periudhe Robert Radoja orkestron këngë të muzikës së lehtë duke qenë prezent në rreth 40 festivale si ato të zhvilluara në Radio Televizion ashtu dhe ato të Këngës për Fëmijë. Në vitin 1981 emërohet Redaktor i Muzikës në Kinostudion “Shqipëria e re”.

Në këtë detyrë ai do të punojë deri në vitin 1986. Robert Radoja që prej vitit 1985 ishte dhe pedagog në Akademinë e Arteve, dega Piano, si dhe pedagog për Muzikën e Dhomës dhe Shoqërime në klasën e Flautit. Kompozimi i tij i parë në muzikën filmike do të ishte në vitin 1970 me muzikën e filmit “Guximtarët”.

Në Festivalin e 41-të në Radio Televizionin Shqiptar, puna e tij e palodhur në vite u vleresua me “Çmimin e Mirënjohjes”, sikurse më vonë është nderuar edhe me titullin “Mjeshtër i Madh”, për kontributin e tij të pafundëm në muzikën që ka rritur breza të tërë artistësh.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi