Kuvendi debatoi sot gjatë seancës plenare, për vrasjet në protestën e opozitës, në 21 janar të vitit 2011, por asnjë prej palëve nuk mban përgjegjësi për atë që ndodhi, atë pasdite në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Krahas akuzave të ndërsjella dhe replikave të ashpra mes ish kryeministrit Sali Berisha dhe përfaqësuesve të mazhorancës, në skenë dolën edhe emrat e dy ish-gardistëve të 21 janarit, Agron Malaj dhe Alfred Ahmetcenaj, të cilët sot janë në funksione të larta politike.
I pari është kryetar i degës së Partisë Socialiste në Mat, ndërsa i dyti, prej 1 viti e gjysmë është zgjedhur kryetar i degës lokale të Partisë Demokratike, po në Mat.

(Agron Malaj i futur ne rreth)

( Alfred Ahmetcenaj)
Agron Malaj u akuzua sot në Kuvend nga ish kryeministri Sali Berisha si gardisti që udhëhoqi “grupin e zjarrit” në 21 janar.
Berisha tha se kryeministri Rama përdor dy standarde për ngjarjen e 21 janarit, nga njëra anë akuzon qeverinë e djeshme dhe Gardën e Republikës, për vrasjet dhe nga ana tjetër, një prej gardistëve të “grupit të zjarrit”, Agron Malaj, e emëron kryetar të PS-së në Mat.
“Grupi i zjarrit” i Gardës së Republikës në 21 janar përbëhej nga gardistët Fatos Skeja, Agron Malaj, Ilir Duraku, Marjana Prendi, Bashkim Boletini, Spartak Zilja dhe Meleq Zaimi.
Ndërkaq, akuzat e Berishës provokuan reagimin e socialistëve dhe nga replikat doli në dritë një tjetër emër nga pjesëtarët e Gardës së Republikës, i cili ka qenë në detyrë gjatë protestës së 21 janarit. Bëhet fjalë për ish komandantin Alfred Ahmetcenaj, cili njësoj si kolegu i tij Malaj, është bërë pjesë e politikës tashmë, duke u zgjedhur 1 vit e gjysmë më parë në krye të degës së Partisë Demokratike në Mat.
Nga viti 2006 e deri në 2013-ën, Ahmetcenaj ka mbajtur detyrën e Komandantit të Njësisë Speciale të Gardës së Republikës. Të dy gardistët në fjalë u shkarkuan nga ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, në 26 tetor të vitit 2013.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com