Dy javë më parë iu dënua grupi, por për Admir Muratajn u vendos pezullim i gjykimit për vjedhjet e mëparshme

Dy javë më parë iu dënua grupi, por për Admir Muratajn u vendos pezullim i gjykimit për vjedhjet e mëparshme

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë në datë 26 Mars të këtij viti vendimet për bandën e grabitësve të blindave me miliona euro, pjesë e të cilit ishte edhe Admir Murataj i cili mbeti i vdekur nga grabitja e ditës së djeshme. Për Admir Muratajn (që mes 13 emrave njihej edhe si Xhafer Nikaj dhe Kristaq Azemi), për shkak se ai ishte në gjykim në mungesë, u  vendos pezullimi i gjykimit.

Prokuroria kërkoi 127 vite burg në total për të arrestuarit mes të cilëve ishte dhe vëllai i Admir Murataj, por gjykata vendosi që të japë 107 vite. Tetë personat akuzohen për tre episode, grabitjen e një banke të nivelit të dytë te stacioni i Trenit dhe dy të tjerat në rrugën e Rinasit në vitin 2015. Prokuroria tha se provat për implikimin e tyre u grumbulluan gjatë një hetimi të plotë, objektiv dhe të gjithanshëm me deklarimet e mbi 100 personave, administrimin e pamjeve filmike të banesës së Admir Muratajt – që është i pandehuri kryesor dhe organizator i të tre episodeve kriminale, administrimin e një sërë aktesh ekspertimesh teknike e kompjuterikë, këqyrje të vendeve të ngjarjes etj.

Gjykata e shkallës së parë për Krime të Rënda ka deklaruar fajtor të pandehurin Dash Kupa duke e dënuar përfundimisht me 18 vjet burgim, 17. 4 vite Ernest Kupën, Neim Avdylaj me 17.4 vjet burgim, Ditjon Memlika 8.6 dhe Admir Cerpja 5.8, Fatjon Xhyliu 14 burgim, Dritan Sinani 13.4 dhe Aleksandër Murataj me 12.8 vjet burgim.

Vendimet e gjykatës
Dash Kupa 18 vite
Ernest Kupa 17.4
Neim Avdylaj 17.4
Ditjon Memlikaj 8.6
Admir Çerpja 5.8
Fatjon Xhyliu 14
Dritan Sinani 13.4
Aleksandër Murataj 12.8


Episodet e grabitjeve
1.            Më datë 12.02.2015 kur ishte vjedhur dega e Bankes ... ku sasia e parave të vjedhura ishte në masën 900 000 Franga Zvicerane, 800 000 Paund Britanik dhe 16.100 Euro, e paketuar në katër qese, vjedhje e ndodhur në zonën e Stacionit të Trenit  Tiranë nga persona të armatosur;

2.            më datë 03.12.2015 kur ishte vjedhja Banka .... sasia e parave prej 1 800 000 Paund Britanik, 800 000 Dollarë Amerikanë, 200 000 Dollarë Kanadezë dhe 200 000 Dollarë Australianë, vjedhje e ndodhur në  kohën kur paratë transportoheshin me mjete të blinduara në drejtim të Rinasit, poshtë Qafë Kasharit, Tiranë nga persona të armatosur.

3.            më datë 09.02.2017 kur ishte vjedhur Banka ... ku sasia e parave të vjedhura ishte në masën 2 400 000 (dy milion e katërqind mijë) Euro, 200 000 Dollarë Amerikanë, 260 000 Paund Britanik, 85 000 Franga Zviceranë, 30 000 Dollarë Australianë dhe 30 000 Dollarë Kanadezë, e paketuar në tetë thasë, vjedhje e ndodhur kur paratë po transportoheshin gjatë rrugës për në Rinas në vendin pranë fshatit Domje, Tiranë nga persona të armatosur.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 11/04/2019 05:02

    Fytyra të dërrmuara neandërtalësh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU