Kryebashkiaku socialist i Devollit paraqitet në SPAK! U mor i pandehur se licensoi karburantin, ndërtim pa leje! Eduard Duro: Do flas një herë tjetër

Tirane- Dy javë pasi u mor i pandehur nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, kryebashkiaku socialist i Devollit, Eduard Duro paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

"Do të flas një herë të dytë' u tha gazetarëve Duro pasi doli nga SPAK

Duro u mor i pandehur nën akuzën “shpërdorim detyre”. Komunikimi i akuzës iu bë pasi kryetari i Bashkisë licensoi një biznes karburanti që ishte ndërtim pa leje.

Hetimi i SPAK erdhi pas një kallëzimi të depozituar në prokurorinë e posaçme antikorrupsion nga një subjekt tjetër.

 Në lidhje me këtë çështje, Duro në një reagim zyrtar u shpreh se sektori i tatim taksave ka dhenë autorizim për shitje karburanti brenda dhe konform ligjit.

“Në lidhje me lajmin e dalë, Eduard Duro shprehet : Sektori i tatim taksave ka dhënë autorizim për shitje karburanti brenda dhe konform ligjit. Shtetasit J.K dhe M.K kanë bërë denoncim se ky dokument nuk duhej dhënë subjektit "Genci Petrol". Kam firmosur çdo gjë siç e kërkon ligji dhe nuk bëhet fjala për shpërdorim detyre por për detyrë të plotësuar në kushtet e një kryetari bashkie.”

G.K/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

Mandati i ri i Trumpit dhe lidhjet tregtare me Indinë

Mandati i ri i Trumpit dhe lidhjet tregtare me Indinë