Dy këmbësorë të vdekur në
një pasdite në Tiranë e Durrës

Dy këmbësorë të vdekur në<br />një pasdite në Tiranë e Durrës
TIRANE - Një aksident me një të vdekur ka ndodhur sot pasdite rreth orës 17:30 në  kryqezimin e Institutit Bujqësor. Mjeti, që e ka përplasur, e ka çuar këmbësorin në Spitalin Ushtarak, ku ai ka dhe ka ndërruar jetë. Mendohet se ka qënë këmbësori që i ka ndërprerë rrugën mjetit.

Një tjetër aksident sërish me pasojë vdekjen ka ndodhur në Unazën e Plazhit në vendin e quajtur  Çelsi rreh orës 16:45. Fatjon Floro nga Shën Vlashi  I Durrësit ka përplasur me makinën e tij një këmbësor që quhet Sali Gjoka, 64 vjeç, lindur ne Dibër dhe banues në lagjen numër 13 në zonën e plazhit. Floro po drejtonte makinën ‘Ford Fiesta’ me targa DR 9944 D dhe pas aksidentit është ndalur menjëhërë.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Pse e qara shkakton dhimbje koke?

Pse e qara shkakton dhimbje koke?