SHKUP - Një sasi droge heroinë është sekuestruar sot në pikën e kalimit kufitar Bogorodicë mes Maqedonisë dhe Greqisë.
Autoritetet doganore të Maqedonisë theksuan se janë gjetur 2 kilogram drogë heroinë e cilësisë së lartë në autobusin e linjës Stamboll – Shkup, i cili po hynte në Maqedoni sot rreth orës 05:30 të mëngjesit.
Autoritetet doganore theksuan se droga u gjet në trupin e një shtetaseje shqiptare, e cila disa pako të mbushura me drogën i kishte lidhur për rreth trupit të saj.
Siç bëhet e ditur, shtetasja shqiptare ka pranuar gjatë bisedës informative se kishte arritur marrëveshje për transportin e drogës për vetëm 300 euro me një shtetas të panjohur turk.
Ajo gjithashtu ka thënë se për t`i hyrë këtij biznesi ilegal të transportit të lëndës narkotike ishte kontaktuar nga një shtetas shqiptarë.
Autoritetet doganore theksuan se vlera e kësaj sasie të drogës së pastër arrin në 50 mijë euro. Nuk është publikuar identiteti i shtetases shqiptare, por vetëm inicialet A.K nga Tirana, ndaj të cilës është shqiptuar masa e paraburgimit me akuzën e ngritur për trafikim të lëndëve narkotike.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com