Dy komisarët, letër Burgajt: U
shkarkuam për kapriço nepotike

Dy komisarët, letër Burgajt: U<br />shkarkuam për kapriço nepotike
TIRANË - Dy komisarët e shkarkuar të policisë, Julian Malaj dhe Pjerin Voci, me akuzën për "ngacmim seksual në publik" i kanë dërguar një tjetër letër e hapur, drejtuar drejtorit të Përgjithshëm të Policisë se Shtetit, Hysni Burgaj, masmedias dhe opinionit publik. Letrën e parë dy policët e kanë shpërndarë para pak ditësh vetëm për mediat.

Ata e kanë quajtur shkarkimin e tyre një "sulm shpifës", "inskenim denigrues", "në përmbushje të kapriçove, dëshirave dhe urdhrave familjare", "në shkelje të etikës profesionale dhe në kundërshtim flagrant me ligjet e funksionimit të institucionit qe ne i kemi shërbyer për vite me radhe me profesionalizëm e devotshmëri".

Dy komisarët në fund të letrës pyesin Burgajn, se cila është detyra qe ushtron shtetasi Rigert Burgaj (i biri i Hysni Burgajt) ne radhet e Policise se Shtetit dhe pjese e ciles strukture eshte? Cila eshte lidhja juaj me shtetasin Rigert Burgaj nese ekziston nje e tille?  Ne dijenin tuaj cila eshte lidhja midis shtetasit Rigert Burgaj dhe tre inspektoreve te patrulles se shoqerimit tone?  Cili eshte kontributi i shtetasit Rigert Burgaj ne vendimin e perjashtimit tone nga radhet e Policise se Shtetit?"...

LETRA E PLOTË E DY KOMISARËVE TË SHKARKUAR:
Të detyruar nga dimensioni publik me pa të drejtë, që iu bë figurës tonë profesionale, morale, qytetare dhe familjare, po ju drejtohemi me këtë letër të hapur. I nderuar Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, të nderuar kolegë, të nderuar lexues, e ndiejmë detyrim qytetarë dhe profesional si punonjës për më shumë se një dekadë në radhët e Policisë së Shtetit t’ju bëjmë me dije shkeljet e etikës profesionale dhe vendimet në kundërshtim flagrant me ligjet e funksionimit të institucionit qe ne I kemi sherbyer per vite me radhe me profesionalizem e devotshmeri.
 
Për më shumë se një jave ndaj nesh është ndërmarrë një sulm shpifës, denigrues, fyes, arrogant, aspak profesional dhe etik, tejet tendencioz duke përdorur pseudoprofesionistë të veshur me uniformë, sulm i cili nuk është i mbështetur aspak në të vërtetën, në shkelje flagrante të legjislacionit në fuqi, por në përmbushje të kapriçove, dëshirave dhe “urdhrave” familjare.
 
Shoqërimi jonë në Drejtorinë e Policisë Tiranë është bërë pa asnjë shkak në kundërshtim me ligjin dhe i pambështetur në asnjë provë faktike.
 
Ligji Nr. 9749, datë 4.6.2007
Neni 62
 
Detyrimi për të respektuar dinjitetin dhe integritetin fizik. Punonjësi i Policisë, në çdo rast, duhet të respektojë dinjitetin dhe integritetin fizik të çdo punonjësi tjetër të policisë, përfshirë edhe vartësit e tij.
 
Shoqërimi dhe akuza e ngritur ndaj nesh është kryekëput inskenim i segmenteve të caktuara me lidhje nepotike, e prapavijë personale. Akuza i shërben për të përligjur aktin e tyre të kundraligjshëm. Nuk ekziston asnjë telefonatë, kallëzim apo ankim ndaj nesh, në asnjë strukturë përkatëse)
 
Akuza e ngritur ndaj nesh eshte tejet fyese e papranueshme jo vetem per koleget, kolegët , rrethin tone shoqeror –familjare qe na njeh nder vite, por edhe per publikun e gjere. Kjo akuze shkon pertej imagjinates me frenetike te cdo qytetari. Cdo efektiv i Policise se Shtetit eshte tejet i qarte per cka ka ndodhur, dhe nen ze na kane shprehur indinjimin e thelle dhe solidaritetin e pakursyer per ngjarjen e paprecedent.

Individeve te caktuar ne radhet e Policise se Shtetit i duhej te ngrinin nje akuze shume te rende ndaj nesh per te perligjur veprimet e tyre te kundraligjshme, te cilat jane kryer si ne momentin e shoqerimit, ashtu edhe ne ambjentet e Drejtorise se Policise Tirane, si me poshte vijon:

1.     Shoqerimi eshte kryer ne kundershtim flagrant me ligjin dhe pa asnje shkak faktik.
2.     Ne ambjentet e Drejtorise se Policise Tirane jemi provokuar dhe fyer nga nje shtetas ( i veshur civil me pantallona te shkurtra dhe shapka ) i cili vetem mbas insistimit tone eshte prezantuar si Rigert Burgaj.
3.     Akuza na eshte bere me dije disa ore pas shoqerimit, dhe pak minuta mbasi drejt nesh ishte derdhur nje lume shpifjesh e fyerjesh, nga shtetasi i lartepermendur. Ky fakt hedh drite mbi nevojen akute per ngritjen e nje akuze te forte ndaj nesh, per te perligjur me pas “vendimin e perjashtimit” .

Veprimeve te tilla antiligjore dhe denigruese te cilat mund te behen nje precedent I rrezikshem ne te ardhmen ndaj cdo individi brenda dhe jashte radheve te policise I duhet dhene pergjigjia e merituar.

Ne mbetemi me besim te plote te angazhimi i strukturave perkatese, drejtesia brenda rradheve te policise dhe te hapur ndaj insititucioneve perkatese brenda Ministrise se Brendshme, qe sigurisht duke kryer detyren e tyre ne respekt te ligjit, ne perfundim te rezultateve te punes se tyre ligjore, do te duhet te informojne opinion publik per profesionalimin tone ne detyre dhe ne veprimtari, ashtu si edhe shkeljet ligjore dhe etike te ketyre punonjesve te patrulles se policise. Ne besojme se vendosja e drejtesise per rastin tone do te kontribuoje ne respektin e qytetareve ndaj figures etike, profesionale dhe ligjore te te gjithe punonjesve te Policise se Shtetit.

Ne mbyllje te kesaj letre ne respekt te opinionit publikut shqiptar, kishim deshire te merrnim pergjigjet e pyetjeve te meposhtme nga Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, Hysni Burgaj si funksionari i vetem qe mori vendimin per perjashtimin tone nga radhet e Policise se Shtetit.
1.     Cila eshte detyra qe ushtron shtetasi Rigert Burgaj ne radhet e Policise se Shtetit dhe pjese e ciles strukture eshte?
2.     Cila eshte lidhja juaj me shtetasin Rigert Burgaj nese ekziston nje e tille?
3.     Ne dijenin tuaj cila eshte lidhja midis shtetasit Rigert Burgaj dhe tre inspektoreve te patrulles se shoqerimit tone?
4.     Cili eshte kontributi i shtetasit Rigert Burgaj ne vendimin e perjashtimit tone nga radhet e Policise se Shtetit?

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Artisti argjentinas përjetëson Kadarenë në një murale, kuratori Haliti: Atraksion për të gjithë vizitorët në kryeqytet

Artisti argjentinas përjetëson Kadarenë në një murale, kuratori Haliti: Atraksion për të gjithë vizitorët në kryeqytet