Dy korrierët e drogës, si
u mbush krevati me hashash

Dy korrierët e drogës, si<br />u mbush krevati me hashash
TIRANE- Një linjë trafiku droge që përdoret nga një grup kriminal Italo-Shqiptar, dhe që ve në dispozicion për transportimin e drogës korrierë shqiptarë dhe shtetas italianë, është zbuluar nga policia dhe prokuroria Shqiptare. Katër ditë më parë, me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda është goditur vetëm një nga episodet e trafikut të drogës, ku në pranga është vënë një çift të dashurish Italo-Shqiptar, Augusto Prori dhe Vera Martinaj, ndërkohë që është kapur dhe shtetasi Paulin Fusha, ky i fundit sipas prokurorisë djali i xhaxhait të pronarëve të hotel “Koloseut” që ndodhet në qëndër të Shkodrës.

Hetimi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda ka zbuluar se Paulin Fusha, është një nga drejtusit e grupit kriminal me qëndër në Shkodër, ndërkohë që shtetasi italian Augosto Prori dhe Vera Martinaj janë paraqitur si një çift turistësh, por në fakt kanë qënë korrierë droge në shërbim të Fushës. Ditën e djeshme ndaj tre personave të sipërcituar është zhvilluar masa e sigurisë në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ku prokuroria ka kërkuar caktimin e masës “arrest me burg”, për tre të arrestuarit të akuzuar për veprën penale të “Trafikut të narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

Pritja në port
Në vijim të veprimeve proceduriale të kryera ka rezultuar se më datën 24 nëntor 2013, rreth orës 10:30, ditën e djelë, në Portin e Durrësit kanë mbëritur shtetasit Augusto Priori dhe Vera Martinaj (bashkjetuesja), të cilët vinin me tragetin e linjës Bari-Durrës. Ata udhëtonin me mjeti tip “Rulot”, të markës Benz Mercedez që drejtohej nga shtetasi italian Augusto Prori. Me të zbritur nga trageti këta shtatas janë pritur nga shtetasi Paulin Fusha, dhe më pas kanë udhëtuar për në drejtim të qytetit të Shkodrës.

Njohja e vjetër
Sa kanë arritur në këtë qytet, Augusto Priori dhe Vera Martinaj janë akomoduar në hotelin ”Koloseu” në qendër të qytetit. Me shtetasin Paulin Fushaj, Vera Martinaj kishte njohje të mëparshme, me të cilin ishte takuar edhe në një rast në Romë të Italisë. Pas akomodimit të tyre në hotel, shtetasja Vera. Martinaj i ka kërkuar shtetasit Paulin Fusha, që ai të kryente shërbime në mjetin e tyre rulot, ku për këtë fakt i ka dhënë dhe çelsat e mjetit së bashku me vlerën 50 euro për shërbimin.

Mbushja me drogë
Gjatë ditëve të qëndrimit në hotel shtetasja Vera Martinaj ka komunikuar në telefon me shtetasin Paulin Fusha, ku interesohej nëse mjeti ishte bërë gati për udhëtim, që nënkuptonte mbushjen me drogë. Më pas Martinaj i ka kërkuar Paulin Fushës mjetin, ku ai i ka dhënë çelsat e mjetit rulot duke i treguar asaj me dorë se mjeti gjendej i parkuar përpara hotelit, tek vendi ku ai e kishte marrë më parë atë për të kryer shërbime. Më datën 27 nëntor 2013, rreth orës 07:30 shtetasit Augusto Priori dhe Vera Martinaj kanë dalë nga hoteli, kanë marrë përsëri mjetin e tyre rulot që ishte parkuar pranë hotelit dhe kanë udhëtuar për në drejtim të Hani Hotit për të vazhduar udhëtimin për në Malë të Zi e më pas për në Itali.

Mbikqyrja nga pas
Gjatë lëvizjes nga hoteli deri në dalje të qytetit të Shkodrës shtetasit Aaugusto Priori dhe Vera Martinaj, janë shoqëruar nga shtetasi Paulin Fushaj, i cili udhëtonte me mjetin e markës Benz Mercedes, tip 200 me ngjyrë blu. Nga dalja e qytetit të Shkodrës Paulin Fusha është kthyer përsëri, ndërsa shtetasit Priori dhe Martinaj kanë vazhduar lëvizjen për në drejtim të Pikës së Kufirit Hani Hotit. Rreth orës 08:30 ata janë ndaluar nga policia dhe se nëpërmjet paisjes ”ENDOSKOP”, ka konstatuar se pas gomës së pasme të krahut të shoferit,ishin fshehur të stivosura 30 pako, lënde bime në gjëndje të thatë, si ajo e canabis sativa. Ne derën e brendshme u gjetën 4 pako të tjera, ndërsa në krevat 93 pako të tjera.
 
Shkrimi u publikua sot (01.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Rastësisht në sheshin e Prishtinës, video e Çun Lajçit dhe Sabri Fejzullahut emocionon ndjekësit

Rastësisht në sheshin e Prishtinës, video e Çun Lajçit dhe Sabri Fejzullahut emocionon ndjekësit