Një garë interesante dhe e pazakontë duket se do të jetë edhe për Bashkinë Libohovë. 

Kandidati i koalicionit Berisha-Meta, Adi Xhelili ka rival për Bashkinë Libohovë kandidatin e PS-së Leonard Hiden, por që është njëkohësisht kushëriri i parë i tij.

Nuk dihet si janë marrëdhëniet mes tyre dhe sesa ka ndikuar fushata elektorale tek ata.

Kujtojmë se ditën e djeshme Xhelili premtoi përpos të tjerave se nëse i besohet drejtimi i bashkisë, ka renditur edhe ofrimin falas të shërbimit funeral.