Kandidati i koalicionit Meta-Berisha për bashkinë e Libohovës: Do të ofroj falas shërbimin funeral

Kandidati i koalicionit Meta-Berisha për bashkinë e Libohovës: Do të ofroj falas shërbimin funeral

Adil Xhelili dhe postimi i tij në Facebook

Premtimet e kandidatëve për kryebashkiakë në kuadër të zgjedhjeve lokale të 14 majit, kanë qenë ndër më të ndryshmet, shumë prej tyre të padëgjuara më parë.

Një rast i tillë është edhe premtimi i bërë nga Adil Xhelili, kandidati i koalicionit Meta-Berisha për bashkinë e Libohovës. Nëpërmjet një postimi të bërë në rrjetin e tij social ‘facebook’, Xhelili ndër premtimeve të bëra nëse i besohet drejtimi i bashkisë, ka renditur edhe ofrimin falas të shërbimit funeral.

Postimi i kandidatit Xhelili 

Teksa e ka renditur si një prej premtimeve kryesore, Xhelili shkruan se ofrimi falas i këtij shërbimi do të bëhet si pjesë e shërbimeve komunale të bashkisë Libohovë. Premtimi për ofrimin e shërbimit funeral falas, me të drejtë mund të konsiderohet i pazakontë, për faktin se një shërbim i tillë ofrohet nga agjencitë private të funeralit.

 

 

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • e drejta: 03/05/2023 11:00

    nivel shume i ulet, prandaj fiton RAMA dhe PS

    Përgjigju
  • velo: 03/05/2023 09:03

    Na mbyten gomeret me keto idjotizma, uji falas, drita falas, pa taksa, urban falas tani dhe funeral falas, o Zot pse ke krijuar kaq shume gomere....keta kujtojne se njerezit jane budallenj.

    Përgjigju
  • Fatosi-kosove: 03/05/2023 04:59

    Falas e ka edhe berisha, nje plumb ne koke dhe hopa hopa siq e beri me shum te tjer.

    Përgjigju
  • Kali: 02/05/2023 23:51

    Po ketu vetem pensionit ka mbet ata vdekjen presin falas ata po rrojn me 150 mij lek pension jo ceremonia qe vete 2miljon per ata eshte telebingo mbase e vlersojn dhe ata pensioniste e italis thuaj.qe kane mare nenshtetsin ton thuaj

    Përgjigju
  • SADIU: 02/05/2023 23:28

    Ore paska këriçër edhe andej nga anët tona?

    Përgjigju
    • Pjeter: 03/05/2023 07:31

      Do ju gropos falas, thote ky njeshi! Me qarte se keshtu!!!

  • Hasan Pordha: 02/05/2023 22:17

    Cfare nuk po na degjojne veshet mashtrime nga me te uleta Belo do te ofroje sherbimin urban falas ky tjetri do te ofroje sherbimin funeral falas pritni kur te degjojme qe edhe dritat uji apo interneti do te jene falas keta jane kandidatet e Berishes dhe Metes. Tjetri del me kandidatet e tij dhe ja merr tallavase mjer ky popull mire ti behet deri sa shkon dhe i voton.

    Përgjigju
  • Vareza gratis.: 02/05/2023 21:59

    Kur te vdesim sdo paguajm po ik o funeral paske qene pall.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve