TIRANË- Ditën e sotme ka ndërruar jetë babai i Admir Murataj, ky i fundit i etiketuar si "koka" e grabitjes në Rinas më 9 prill.
Vëllai i Admirit, Aleksandër Murataj i cili ndodhet në burg për grabitjen e parë në Rinas, ka kërkuar leje për të qenë i pranishëm në varrimin e të atit dhe burime për Report Tv bëjnë me dije se kjo kërkesë miratuar menjëherë. Lejen e ka marrë te Prokurori, i cili mësohet se e ka miratuar menjëherë. Ai i ka dhënë lamtumirën e fundit babait të tij, i shoqëruar me forca policie.
Më herët, Aleksandër Muratajt i është refuzuar kërkesa për të qenë i pranishëm edhe në varrimin e Admirit, për të cilin në një lidhje për Report Tv, ai tha se kishte kohë që nuk e shihte vëllanë, po kjo gjë nuk u mor parasysh nga Drejtoria e Burgjeve.

Aleksandër Murataj është dënuar me 16 vite burg për grabitjen e 2 milionë eurove nga blindat në Rinas, ndërsa për të gjithë grupin, Gjykata dha 107 vite burg.
Komente


Po ky vetem per vjedhje qenka denuar. Pse nuk e paskan lejuar te shkoje ne varrim.
Përgjigju