S'i japin leje të shkojë në varrim/ Vëllai i Muratajt për Report Tv: Oganizatori nuk ishte Admiri, dikush e urdhëroi

"Admir Murataj është përdorur nga njerëz të pushtetshëm e të korruptuar për të kryer grabitjen e 10 milionë eurove në Rinas". Nga burgu 313 në një rrëfim ekskluziv për Report Tv, Aleksandër Murataj, vëllai i Admirit, deklaron se ai nuk kishte as forcën dhe as informacionin për të kryer një grabitje të tillë.

Ceremonia e varrimit të Admir Murataj do të zhvillohet ditën e sotme në orën 12:00 në Tropojë, por vëllai i tij nuk mund të jetë i pranishëm, pasi i është refuzuar leja nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Nga burgu, Murataj nëpërmjet ekranit të Report Tv u ka bërë thirrje autoriteteve që të marrin parasysh kërkesën, pasi dëshiron t'i japë lamtumirën e fundit vëllait, të cilën tregon se e ka takuar për herë të fundit rreth 1 muaj para se të arrestohej.

"Kemi kryer procedurat për të marrë pjesë në varrim, por Drejtoria e Përgjithshme nuk na lejon. Kam vite që nuk e kam takuar vëllanë, kam 2 vite në burg. E kam parë vëllanë një muaj ose 2 muaj e gjysmë para se të arrestohej. Sekuestrimin e pasurisë e kanë bërë para se të më arrestonin mua. Di sa shoh nga lajmet për vëllanë tim. Që të quhesh organizatash dhe të vritesh me policisë ose me tjetrin, një që ka logjikë nuk e koncepton që një organizator të vritet me plumb dhe të lihet në rrugë. Në lajme kam parë që është vrarë, s'e di kush e ka vrarë. Korrupsioni dhe organizatorët janë prej aty ku flitet te Parlamenti deri të aeroporti. A ka mundësi që të shkosh të marrësh 10 mln euro pa të çuar dikush tjetër? Nuk ka shanse. Dikush e ka çuar Admirin aty. Admiri nuk sheh filxhan, nuk ka pasur nga ta dijë që po transportoheshin para. Unë kam jetuar 23-vite në emigracion, akoma nuk kam gjetur të drejtën time. Kam bërë 2 vite burg dhe nuk jam pyetur njëherë", u shpreh Murataj.

VIDEO/Intervista e plotë telefonike nga burgu e Aleksandër Murataj për Report TV

Aleksandër Murataj u dënua me 16 vite burg për grabitjen e 2 milionë eurove nga blindat në Rinas, ndërsa për të gjithë grupin, Gjykata dha 127 vite burg.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Labi_vlore: 12/04/2019 23:25

    (Aleksander) Shpetim Murataj prej tropoje i ka ber 10 vjet burg ne belgjik per vjedhje dhe per prostitucion dhe e njohin mir ne Vervier te belgjikes dhe ka fol i pari ne dosjen e par qe ka pas me policin dhe kur hiqet dhe ky si burr i mir QR kesaj bote se un e njoh shum mir ... per te vllain me vjen keq se ka qen djal i mir por ‘’ ky stan kete bulmet ka ,, themi ne na vlora ...

    Përgjigju
    • al ta: 13/04/2019 11:39

      o labi po qe evertete ajo qe esht mare me prostitucion aty me mir tja fusin nji gjilpere e te iki me vellain e vrare.ngushellime per te vdekurin po qe te pretendosh leje se ta vrau policija vllain se po qellonte mbi policine esht sikur policija te kerkoje falje. kete llogjike leshi kane keta qe bejne pare me krim dhe kane pasuri te pa fund dhe kujtojne qe jane skenderbeu e duhet ti hapen gjitha dyert ne jete pale ai tjetri qe tha qe do i gjej ata shoket e te vrarit se e lane rruges....nuk e mbyll halen e te ruhet se mos shkon te takoje ate tjetin ne boten tjeter

  • Shteti: 12/04/2019 18:39

    Cfare leje kerkon ky qen mer??? Ky duhet futur 7 katen nentoke e mos ta shohe driten e diellit. Plere. Surrati juaj na shemton te gjitheve. Ai ate kerkoi e ate gjeti dhe i qofte dheu i lehte. Por me mire nen toke si mbi toke. Dhe ne burg dhe do dhe leje, pale ata qelbesirat e jashqitjet e njerezve qe ti i thua Shok u ngriten ne proteste, je burgaxhi mer nuk je ne shpi tate. Mendoji mire gjanat. E keni bo burgun si shtepi. Ku jena ketu mer ne afrike. ??? Ulu aty e fillo mendo per horrlliqet qe ke bo e veni gishtin kokes. Turp te te vije qe kerkon drejtesi kur ti vete nuk e di se ca eshe e drejta...

    Përgjigju
  • LORA: 12/04/2019 15:52

    Per mua,Aleksander Murataj thote te verteten.

    Përgjigju
  • Vicidoli Sali: 12/04/2019 14:51

    Keta jane trimat e mi

    Përgjigju
  • Tropojani: 12/04/2019 14:26

    Mos je nisur edhe ti nga parlamenti per te grabitur o kriminel bandit i ndyre, pak te kane denuar po ju jeni kriminela dhe hajduta te lindur fara juaj duhet te zhduket me rrenje.

    Përgjigju
  • dulja: 12/04/2019 14:05

    shko more fare e keqe keni goje e flisni hyyyy

    Përgjigju
  • Bekimi: 12/04/2019 14:04

    O Media, mos u jepni hapesire kriminelave se u bete bajat o legena

    Përgjigju
  • Delinquenti: 12/04/2019 12:50

    Ai stan ate bylmet te jep nuk ke pse te vije keq asaj rruge i hyne asaj do ti shofesh hajrin po me duket se vetem politikanet po i shofin hajrin te tjeret per lesh kan dhe kane per te hik

    Përgjigju
  • agim: 12/04/2019 11:58

    Rrace e poshter,duhet te pushkatohi te gjithe,felliqet nje krahin,dashkke dhe liri ti etj,ste vjen turp,derr me pamje njeriu

    Përgjigju
  • Andis: 12/04/2019 11:36

    Kriminel nuk te ben njeri me zor. Zgjodhe kete rruge keshtu haje super e burgut tashi.te vish nga veriu she te vesh pasuri marramendese. Per lesh do shkoni te gjithe.

    Përgjigju
    • peoples: 12/04/2019 14:08

      Ja dhe nje Tropojan

    • Leo: 12/04/2019 12:46

      Si duket këta jan në maskopi me PD -n e Sales dhe lulushit...!

  • Sondazhi i ditës:
    14 Dhjetor, 13:13

    Berisha boton foton e gruas së Dumanit duke i rrezikuar jetën! Si e gjykoni?



×

Lajmi i fundit

Fundoset anija me migrantë në brigjet greke, pesë persona të vdekur

Fundoset anija me migrantë në brigjet greke, pesë persona të vdekur