Dy “fytyrat” e Serbisë me
Kosovën dhe shqiptarët

Dy “fytyrat” e Serbisë me<br />Kosovën dhe shqiptarët
BEOGRAD - Në qendër të Beogradit askush nuk merr mundimin të kthejë kokën drejt meje, vetëm sepse po flas shqip me miqtë e mi në zemër të Serbisë. Buzëqeshja e recepsionistit nuk ndryshoi kur pa pasaportën time shqiptare, e po ashtu, as shitësi riosh i suvenireve nuk nguroi për të mëtreguar objektet simbolike e historike të vendit të tij, edhe pasi mori vesh se nga isha. Edhe pse mes objekteve që 25-vjeçari shet, është edhe një bluzë në të cilën është stampuar Vladimir Putin me nënshkrimin “Kosova është Serbi. Krimea është Rusi”.Askush nga ne të dy, unë shqiptarja, dhe ai serbi, nuk ndikohemi nga ky slogan,që mbase mes gjyshërve tanë mund të ishte shoqëruar me krisje pushkësh. Tashmë kjo është një rrjetë merimange, ku qytetarët e dy vendeve me histori të komplikuar, nuk ngecin më.

 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin