Aksidenti tragjik në aksin Lezhë-Shkodër, ndërron jetë te Trauma infermierja, në gjendje të rëndë bashkëshorti! Të plagosur edhe fëmija i mitur dhe vjehrra
Është rënduar bilanci i aksidentit të ndodhur paraditen e sotme në superstradën Lezhë-Shkodër, ku ka ndërruar jetë në spital Marjeta Gjergji, që mbeti e plagosur rëndë nga përplasja. Marjeta Gjergji, me profesion infermiere, u dërgua në spitalin e Traumës pas aksidentit, por fatkeqësisht nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.
Redaksia 7 Maj 2021, 18:55 | Përditesimi: 7 Maj 2021, 22:06
LEZHË- Është rënduar bilanci i aksidentit të ndodhur paraditen e sotme në aksin Lezhë-Shkodër, ku ka ndërruar jetë në spital Marjeta Gjergji, që mbeti e plagosur rëndë nga përplasja. Marjeta Gjergji, me profesion infermiere, u dërgua në spitalin e Traumës pas aksidentit, por fatkeqësisht nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra. Po ashtu të plagosur kanë mbetur edhe bashkëshorti i saj, i cili ndodhet në gjendje të rëndë, djali i tyre i mitur dhe vjehrra e viktimës, këta të fundit jashtë rrezikut për jetën.
Aksidenti u regjistrua rreth orës 12:00 të paradites së sotme, në vendin e quajtur kryqëzimi i Kakarriqit, ku automjeti i drejtuar nga bashkëshorti i Marjeta Gjergjit me një automjet tjetër, ku paraprakisht shkak dyshohet të ketë qenë një parakalim i gabuar. Fatmirësisht, personat që ndodheshin në automjetin tjetër nuk kanë marrë lëndime serioze.
Ndërkohë një 15-vjeçar mbeti i plagosur sot po në Lezhë, si pasojë e një tjetër aksidenti të ndodhur rreth orës 10 të paradites së sotme. Aksidenti u regjistrua në aksin Lezhë-Laç, në afërsi të kryqëzimit të Rrilës, ku një automjet tip "Volsvagen" përplasi të miturin i cili po kalonte rrugën. Ai u dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Lezhës, ndërsa policia shoqëroi në komisariat drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin, shtetasin me iniciale Ç.M 56-vjeç banues në Lezhë.