Dy marrëveshje me Komisionin Europian për mjedisin, Kumbaro: Riciklimi, domosdoshmëri për të ulur volumin e mbetjeve

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro prezantoi sot në Kuvend dy projekte madhore për mjedisin në kuadër të programit IPA III mbështetur nga Komisioni Europian, me qëllim përmirësimin e mbrojtjes së mjedisit, zhvillimin e ekonomisë qarkulluese dhe rritjes së zonave të mbrojtura në Shqipëri.

Projekti i parë lidhet me menaxhimin e integruar të mbetjeve, në vazhdim të promovimit të modeleve të riciklimit si e vetmja mënyrë për uljen e volumit të mbetjeve, një prioritet i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit. Vlera e tij shkon në 35 milionë euro dhe do të zbatohet duke ndërtuar edhe pikat fundore të trajtimit të mbetjeve në Kukës, Gjirokastër dhe rajonin e Vlorës Jugore.

“Programi do të zbatojë modele për menaxhimin e integruar të mbetjeve të ngurta bashkiake dhe mbylljen e landfilleve që nuk janë në përputhje me rregullat mjedisore. Në këtë projekt përfshijmë riciklimin dhe ripërdorimin për Kukësin dhe Gjirokastrën-Vlorën Jugore. Këto modele do të bazohen në studimin e fizibilitetit për menaxhimin e integruar të mbetjeve të ngurta të zhvilluar për të dyja zonat”, u shpreh ministrja Kumbaro. Ministrja foli se këto projekte shkojnë paralelisht me ndryshimin e mentalitetit të qytetarëve në lidhje me mbetjet, ndaj është e domosdoshme që të aplikohet kultura e riciklimit, ripërdorimit dhe kompostimit.

Nga ana tjetër, Mirela Kumbaro ka vlerësuar si shumë të rëndësishme edhe marrëveshjen e dytë në kuadër të “EU for Nature”, dedikuar zonave të mbrojtura.

"Parashikon 6 milion euro dhe përqendrohet në hartimin e planeve të menaxhimit të gjashtë zonave, si edhe në krijimin e zonave të reja të mbrojtura. Kjo është pjesë e përgatitjes për rrjetin Natura 2000. Objektivi minimal i Programit është të mbrojë dhe të ruajë 25 për qind të territorit shqiptar në tokë dhe në det, deri në vitin 2030, kurse ai maksimal, të arrijë në 30% të territorit të Zonave të Mbrojtura”, u shpreh ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro duke theksuar rolin e rëndësishëm që luan Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura në mbrojtjen e habitateve dhe specieve të rëndësishme


Lajmi kryesor:

Kuvend/ PD 500 mijë $ nga Rusia, Majko: Drejtuesit me dhe pa zyrë të japin llogari! S'është faj individual! Alibeaj: Të qenka shëruar goja! Akuza do përgënjeshtrohet


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë