Kuvend/ PD 500 mijë $ nga Rusia, Majko: Drejtuesit me dhe pa zyrë të japin llogari! S'është faj individual! Alibeaj: Të qenka shëruar goja! Akuza do përgënjeshtrohet

TIRANË- Jo vetëm me mazhorancën kundër, por edhe me deputetë në radhët e PD-së, Lulzim Basha zgjodhi t’i shmanget përballjes me ta, me mungesën në seancë plenare. Mirëpo kjo nuk i pengoi kundërshtarët socialistë të kërkonin thellim të hetimeve për financimin nga Moska. Deputeti Pandeli Majko tha se PD duhet të japë llogari mbi akuzat, teksa replikën e mori nga kreu i grupit Enkelejd Alibeaj, të paktët zëra brenda kampit blu që vijon ta quajë gënjeshtër lobimin me paratë ruse.

Përballë kërkesës së PS për të sqaruar rrethanat, deputetët mbështetës të Sali Berishës, ndryshe nga qëndrimet e 2017, nxituan të distancoheshin. Njëjtë si një ditë më parë para mediave, edhe deputeti Gjekmarkaj tha se nëse akuzat provohen, Basha duhet të mbajë përgjegjësi. Ku debat në Kuvend vjen një ditë pas një raporti të SHBA-së ku bëri me dije se në 2017, Partia Demokratike ka marrë 500 mijë dollarë nga Rusia. Kjo detyroi sot edhe ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim që të bëjë bashkë përfaqësuesit e partive politike në Shqipëri, e të vërë theksin se financimi rus është rrezik për demokracinë.

Në foltoren e Kuvendit, ku po diskutohej në lidhje me marrëveshjen e me Britaninë e Madhe dhe me Emiratet e Bashkuara Arabe, për të përmirësuar kuadrin e sigurisë, pati përplasje ndërmjet mazhorancës dhe opozitës. Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi tha se Shqipëria është në nivelin më të lartë historik të bashkëpunimit më ndërkombëtarët në lidhje me luftën kundër krimit të organizuar, gjë e cila ka sjellë edhe rezultatet shumë të mira kundrejt kriminalitetit.

Duke u ndalur tek marrëveshja me Emiratet e Bashkuara Arabe, Çuçi tha se kjo është një marrëveshje e cila do të adresojë luftën kundër terrorizimit dhe do të ketë shkëmbime informacioni. Por deputeti demokrat, Ervin Salianji, tha se kjo është një marrëveshje e kërkuar nga Emiratet e Bashkuara, dhe jo nga ne. Salianji tha se në shkëmbim, Shqipëria duhet të kërkojë një marrëveshje ekstradimi për kriminelët shqiptarë që veprojnë në Dubai, të cilët sipas Salianjit janë edhe porositësit e vrasjeve në Shqipëri. Por kjo është kundërshtuar nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, i cili u shpreh se autoritetet në Shqipëri kanë kërkuar marrëveshje, por nuk kanë gjetur mbështetje nga Emiratet e Bashkuara.

Pavarësisht dakordësisë për marrëveshjen me Bashkimin Europian për fondet IPA 3, 2021-2027, Kuvendi u përfshi në një debat që zgjati rreth 5 orë. Deputetët e opozitës akuzuan qeverinë për keqmenaxhim të fondeve. Deputetja e PD, Jorida Tabaku vuri në dukje se Shqipëria ka siguruar mesatarisht 43% të fondeve të vënë në dispozicion nga BE.

Zv kryeministrja Belinda Balluku theksoi se nga 2014 deri në 2020 janë miratuar 9 projekte me buxhet 324 milion euro. Miratimi i marrëveshjes IPA III nga Kuvendi, i çel dritën jeshile disbursimit të fondit të parë 65 mln euro, ndërsa më 6 tetor nga Brukseli pritet të miratohet dhe fondi i dytë 79 milion euro. Fondi IPA 3, vjen pas dy fondeve të para të alokuara nga BE përgjatë dy dekadave të fundit. Këto fonde u jepen të gjashtë vendeve  kandidate për anëtarësim në BE dhe shpërndahen në 3 shtylla kryesore, reformat demokratizuese, drejtësia dhe sektorët prioritar të zhvillimit ekonomik.

Në fund të seancës Kuvendi votoi marrëveshjet e Ministrisë së Brendshme me Emiratet e Bashkuara Arabe për luftën kundër terrorizimin, marrëveshjen me Britaninë e Madhe për shkëmbimin e informacionit për qëllime të lidhura me migracionin, si dhe marrëveshjen me Bashkimin Europian për fondet IPA 3.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:01
Mos votimi i Florian Bjankut si anëtar i KLP-së, Alibeaj akuza mazhorancës: Treguat se jeni të politizuar

1662628631_Screenshot1.png

Kryetari i grupit parlamentar në PD, Enkelejd Alibeaj ka akuzuar mazhorancën se me mosvotimin e Florian Bjankut si anëtar të KLP-së, treguan se duan që të politizojnë sistemin e drejtësisë.

‘Ishin katër kandidatura me gjithë shkeljet e padrejtësitë gjatë procesit të anëtarit të fundit që vjen nga bota akademike, ishin katër. Siç ndodh rëndom në Komisionin e Posaçëm shkuam tek ajo që parashikon ligji, shorti, që zgjodhi emrin. Votimi ishte 29 pro dhe 69 abstenuan. Ajo që ndodhi pas votimin është se mazhoranca që abstenoi tregoi politizimin e procesit ndryshe pse do të vonin ashtu? Kur e ka zgjedhur shorti. Mazhoranca tregoi se nuk e di personin që zgjodhi shorti, politizim i procedurës së përzgjedhjes së tij. Kjo është e mira ti thuhet publikut se në Këtë Parlament ka pasur përgjërime për drejtësinë e pakapur. Akti ishte ai që ndodhi para 15 min nga mazhoranca. KLP është ajo që administron karrierën e prokurorëve, administron karrierën e anëtarëve të SPAK. Kur kap KLP kap SPAK Prokurorinë e drejtësinë”, tha ai.

Ora 19:21
Kuvendi nuk miraton kandidaturën e Florian Bjankut për anëtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë

1663229834_PARLAMENT.jpg

Kuvendi votoi me 29 vota pro, 69 abstenim dhe 4 kundër për kandidaturën e Florian Bjankut për anëtar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Çështja kthehet në nënkomision për një tjetër kandidaturë për anëtar të KLP.

Ora 19:20
Kuvend/ Votohen marrëveshjet me Mbretërinë e Bashkuar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe

1663231434_1663229834PARLAMENT.jpg

Kuvendi ka votuar me 101 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim, projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes financiare në kuadër të partneritetit ndërmjet Republikës së shqipërisë, përfaqësuar nga këshilli i ministrave, dhe Komisionit Evropian, për rregullat specifike të zbatimit të asistencës financiare të BE-së, për Shqipërinë në kuadër të instrumentit për asistencën e paraanëtarësimit (IPA iii)".

Po ashtu me 101 vota pro, 0 kundër, 0 abstenim, është votuar projektiligji ‘për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet këshillit të ministrave të republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe, për bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe luftës kundër terrorizmit.

Ndërsa me 99 vota pro, 0 kundër 0 abstenim është miratuar marrëveshja për ratifikimin e Memorandumit të mirëkuptimit, ndërmjet këshillit të ministrave të republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga ministria e Brendshme e republikës së Shqipërisë, dhe qeverisë së mbretërisë së bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, të përfaqësuar nga ministria e punëve të Brendshme, për shkëmbimin e informacionit për qëllime të lidhura me migracionin.

Ora 19:03
Deputeti i PD-së Dash Sula: Mbrëmë prokuroria ka dhënë 3 urdhër-arresti për tre oligarkë që kanë ndërtuar pa leje

Deputeti demokrat Dash Sula gjatë fjalës së tij në Kuvend ka bërë një deklaratë të fortë. Sula tha se mbrëmjen e djeshme, 14 shtator, Prokuroria e Tiranës ka prerë tre urdhër-arreste për tre oligarkë, të cilët kanë ndërtuar pa leje.

Mirëpo, sipas asaj që deklaroi vetë Sula, këto urdhër-arreste janë kthyer mbrapsht për shkak të presionit që i është bërë organit të akuzës. Deputeti i PD ka sfiduar Prokurorinë e Tiranës që të dalë me deklaratë dhe të përgjenjeshtrojë lajmin.

“Le ta përgënjeshtrojë Prokuroria e Tiranës. Mbrëmë kanë dalë tre urdhër-arresti për tre oligarkë që kanë ndërtuar këtu pa leje, nga Prokuroria e Tiranës. Dhe janë tërhequr të tre urdhër-arrestet. Nuk po ua them emrat, dhe mund t’i merrni vesh dhe t’i kuptoni. Tre urdhër-arresti ka tërhequr Prokuroria e Tiranës mbrapsht. Se i është bërë presion Prokurorisë së Tiranës, që personat të cilët kanë bërë shtesa kati këtu, oligarkë, nuk janë arrestuar. Kjo është e vërteta që ta dini”, u shpreh Dashnor Sula, deputet i PD.

Ora 17:33
'Mos bëj grifshën aty ku je', Felaj përplaset me Tabakun: Po uzurpon fjalën e lirë

 

Seanca plenare është ndërprerë pas një përplasje mes drejtueses së seancës Ermonela Felaj dhe deputetes së PD-së Jorida Tabaku. Tabaku akuzoi Felajn se ajo po uzurpon fjalën e lirë.

Felaj: Ju lutem zonja Tabaku. Aq e gjykoi të përshtatshme për të shfrytëzuar replikën. Ju nuk mund ta merrni kohën

Tabaku: Dua ta tërheq vëmendjen ju dhe grupit të PS

Felaj: Faleminderit por nuk jeni në kushtet për t'i tërhequr dikujt vëmendjen. Dakord por kur të mësohet t'u drejtohesh me edukatë kolegëve, edhe mund ta marrësh fjalën. Sa kohë që nuk komunikon me etikë, nuk bën grishën aty ku je.

Tabaku: Ka një orë që flet sikur është ministre...

Felaj: Nuk flisni për procedurë, po të flisni për procedurë do ua jap fjalën

Tabaku: Kërkoj 2 minuta pushim të bëjmë një ankesë për kryetaren e seancën. Për fyerjen kjo është në etikën tuaj që sa kohë kam bashkëpunuar me ju, duket se iu mungon dhe nuk ua jap dot unë.

Ora 17:24
Balla i përgjigjet Alibeajt: Jo vetëm Shqipëria, asnjë shtet në botë nuk ka marrëveshje ekstradimi me Emiratet e Bashkuara Arabe

 

Kreu i Grupit Parlamentar Socialiste, Taulant Balla i është përgjigjur kolegut të tij demokrat, Enkelejd Alibeaj ndërsa diskutohej për marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe për personat e inkriminuar dhe korrupsionin.

Alibeaj tha se do ta mbështeste këtë marrëveshje në rast se do të flitej për një marrëveshje ekstradimi mes dy vendeve, ndërsa tha se ajo që po diskutohet në Kuvendin e Shqipërisë është qesharake.

Në replikën e tij Balla tha se Alibeaj duhet ta dijë mirë se ka qenë Ministër Drejtësie, se jo vetëm Shqipëria, por asnjë shtet në botë nuk ka marrëveshje ekstradimi me Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Do ta kisha tërhequr fjalën time edhe për kursim energjie nëse nuk do kisha dëgjuar zotin Alibeaj, i cili ndoshta për mungesë informacioni mendoj që pati një fjalë që kishte zero kuptim. Nuk ka Emiratet e Bashkuara Arabe marrëveshje ekstradimi me asnjë vend, kanë një marrëveshje tejet të vjetër e cila edhe ajo nuk zbatohet sot. Dhe mund t’ua them me bindje se në rast se Emiratet e Bashkuara Arabe do të ndryshojnë qasje, Shqipëria do të jetë ndër vendet e para që do nënshkruajë një marrëveshje të tillë. Emiratet e Bashkuara Arabe nuk kanë marrëveshje me asnjë shtet. Besoj se ja do zakoni shqiptarit t’i thoni ministrit ndjesë se nuk e dija edhe pse Kam qenë Ministër Drejtësie, edhe pse në atë kohë ju është dashur që këtë gjë të përplaseni me të. Në fakt marrëveshja e sotme është e rëndësishme. Jam dakord se duhet të ishte bërë kohë më parë.

Kjo marrëveshje është shumë e rëndësishme. Po t’i shikoni risia e kësaj marrëveshje që përfshin luftën kudër terrorizimit. Në këtë këndvështrim ka plot raste dhe jam i bindur që grupi parlamentar i PD dhe ju si kryetar do ta mbështesni këtë marrëveshje. U them që marrëdhëniet e Shqipërisë me Emiratet e Bashkuara Arabe janë sot në nivelin më të mirë historik. I shpreh mirënjohjen presidentit të ri që sapo ka marrë detyrën, i cili ruan një raport shumë miqësor me Shqipërinë. Ishte i gatshëm menjëherë për të mbështetur Shqipërinë. Mos harrojmë që me fondet e Emirateve ka filluar puna për ndërtimin e 2000 apartamenteve në Durrës. Kur vjen një gjë e madhe si kjo t’i lëmë llafet e inatet. Marrëveshja është shumë e mirë, kur bëhen gjëra të mira mund t’ja thua ministrave.’- u shpreh Balla.

Ora 17:12
Duma merr në mbrojtje kolegen dhe i drejtohet Ballukut: Duhet të ndiqesh penalisht për atë që ke thënë para fëmijëve në një kopësht

 

Një përplasje ka ndodhur në Kuvend mes deputetes Grida Duma dhe ministres Belinda Balluku. Duma u përplas me ministren, pasi kjo e fundit foli ashpër me deputeten Eralda Bano, të cilën Duma e mori në mbrojtje. Duma tha po ashtu se Balluku duhet të ndiqet penalisht për fjalimin që mbajti në një kopësht në kryeqytet në kuadër të fushatës së sensibilizimit për kursimin e energjisë.

‘Kur foli ajo ministra ndaj koleges nuk i thatë mos flit nga vendi. Si guxoni ju të thoni mos ua ndal fjalën. Më thuaj ndonjë gjë serioze. Po të ishte shtet demokratik dhe më rregulla lojë duhet të procedohej për atë që ka thënë, që pastaj thotë nuk e kam thënë unë. Nuk jam unë ajo. Mos shfrytëzoni faktin se është një deputete që ju drejtua me mirësi. Ju thatë dashura ministër. Gabim t’i drejtohesh tjetrës me etikë se ta merr në dobësi.’- tha Duma.

Ora 17:08
‘Lani rrobat me 30 gradë’, deputetja e PD ironizon Ballukun: Pres të nxirrni VKM që t’i lajmë me dorë! Ministrja: Qenke mërzitur t’i nga deklaratat e mia

 

Kriza energjetike dhe fushata sensibilizuese që ka marrë përsipër qeveria për të ndërgjegjësuar qytetarët në kursimin e energjisë elektrike, ka shkaktuar debat në Kuvend. Deputetja demokrate, Eralda Bano ka ironizuar një postim të bërë nga ministrja Belinda Balluku që të lahen rrobat me 30 gradë për të kursyer energjinë elektrike. Bano tha me irnoi se pret qe qeveria të nxjerrë VKM për larjen e rrobave me dorë.

Pjesë nga debati

Bano: Duke qenë se jemi në një vit nën trysninë e rritjes së çmime do vështirësohet edhe transporti i nxënësve në shkolla. Për këtë jam e qetë se ky shpenzim do kompensohet nga laja e rrobave me 30 gradë. Apo si komenti i fundit që bëri zonja ministre, ku po mendonte për qytetarët duke u thënë se edhe hapja shesh e frigoriferit harxhon energji elektrike, jeni bërë qesharak. Tani pres ditën që të nxirrni një VKM për larjen e rrobave me dorë.

Balluku: Më erdhi mirë që parafolësja shpëtoi burrat ministra dhe u kap me gratë ministre. Si mund të dalësh këtu zonjë e të hedhësh vrerë, po flit me fakte, jo po dara me oligarkët, jo po na ke mbajtur pishtarin ti. në e dashur nuk merrem me temperaturat e larjes së rrobave, sepse unë i laj sipas mundësisë time. Deri më sot nuk kisha dal të flisja për larjen e rrobave, skam folur kurrë. Kam shpërndarë një fushatë, që duhet ta bësh edhe ti se je qytetare e këtij vendi, për sensibilizimin e qytetarëve për kursimin e energjisë. Po e le frigoriferin hapur harxhon më shumë energji. Po ta lesh dritën hapur harxhon më shumë energji. Edhe lavatriçen laje si të duash. Ma gjej me video për larjen e rrobave se s’kam kohë, unë i laj në 12 të natës kur më del koha, detyra ime është të garantoj furnizim të pandërprerë me energji elektrike, deri tani ia kemi dal. Të vish këtu e të tallesh me batuta për larje rrobash, nuk është gjë e mirë. Ke ndonjë gjë serioze për të na thënë, të dëgjuam të gjitha e hape me zonjat ministre e mbylle me zonjat ministre. Për rrobat zonjë laji si ta mendosh ti, ne do vazhdojmë të ofrojmë e energji elektrike siç e kemi detyrën. Me fashën 800 kwh do paguajnë më shumë, ata që mbajnë derën e frigoriferit hapur ata që duan të lajnë me 90 gradë rrobat, ne sensibilizojmë, janë fushata ndërgjegjësuese. Del aty akuzon se paskam thënë se kam thënë lani rrobat. Se kam thënë, e kam shpërndarë, bën mirë ta shpërndash edhe ti. Qenkeni mërzitur se iu thash unë mos e lini derën hapur. Po mos e lini se harxhon energjinë

Bano: Për ti treguar ministres që e kam me fakte, nuk flas në erë. E kam me video (nxjerr videon)

Korreshi: Leksionet për karikuesin e celularëve që duhet ta mbajnë vënë apo hequr mos kanë qenë pasojë e këtyre dritave që na qërruan sot.

Ora 16:45
Rusia financoi PD me 500 milionë dollarë, Salianji: Ku është Rama, pse nuk vjen të flas në Kuvend për këtë çështje

 

Deputeti demokrat, Ervin Salianji tha se kryeministri Edi Rama duhet të kishte ardhur sot në Kuvend, për të folur për sulmet kibernetike të Iranit. Salianji tha se Rama duhet të ishte i pranishëm për të folur edhe për deklaratat që bëri ambasadorja Yuri Kim se financimet ruse për partitë politike janë kërcënim për demokracinë.

Pjesë nga fjala

Salianji: Sot ky kryeministri kur Shqipëria është në sulmin kibernetik të Iranit, pse nuk vjen të japë shpjegime. Nuk ka ndodhur ndonjëherë më parë. Pse nuk jep përgjigje Rama edhe për shqetësimet që Kim e shpërndau zyrtarisht për kërcënimin....

Felaj: Zoti Salianji përfundoni....

Salianji: Mos ndërhyni te kjo qe po them, se do dukeni keq..

Salianji: Pse nuk jep përgjigje Rama edhe për shqetësimet që Kim e shpërndau zyrtarisht për kërcënimin e financimeve me para ruse që sjellin kërcënim për institucionet për demokracinë shqiptare. Për këtë të vinte sot.

Ky qëndrim i Salianjit vjen pas raportit të publikuar nga SHBA se Rusia ka financuar PD në vitin 2017 me 500 milionë dollarë.

Ora 16:37
Manja i përgjigjet Salianjit: Kemi kërkuar marrëveshje për ekstradimet, por s’ka pasur vullnet nga Dubai

 

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, u shpreh se pala shqiptare ka kërkuar një marrëveshje me Emiratet e Bashkuara Arabe për ekstradimet e kriminelëve shqiptar, por nuk ka pasur vullnet nga Dubai.

‘Pse nuk ka një marrëveshje ku fshihen një numër i madh personash të kërkuar nga drejtësia. Por sot është një marrëveshje tjetër. Nuk kemi marrëveshje me Emiratet e Bashkuara Arabe, por instrumenti me të cilën sot kemi bashkëpunime me Emirateve të Bashkuara arabe është instrumenti i Konventës. Kemi tentuar të kishim marrëveshje por nuk ka pasur vullnet nga Emiratet. Të gjitha kërkesat për personat që fshihen në Emiratet e bashkuara Arabe ministria e Drejtësia ua ka përcjellë institucioneve në Emiratet Arabe. Marrim dijeni njoftohemi për personat në kërkim për llogari të drejtësisë shqiptare dhe kur ne vëmë në dispozicion dokumentacionin e drejtësisë nuk na ekstradohen. Kemi bërë të gjitha përpjekjet por nuk është përgjegjësi e jona. Instrumenti i konventës është i pamjaftueshëm.’- u shpreh Manja.

Salianji: Ndërkohë që Emiratet kanë kërkuar një marrëveshje për interes të tyre, qeveria shqiptare të kërkonte këtë.

Ora 16:30
Çuçi i përgjigjet Salianjit: Mos ngre gishtin kundër policisë ditën që kapi anien me naftë kontrabandë, përgëzoje për operacionin

 

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi i është përgjigjur deputetit demokrat Ervin Salianji për anijen e kapur në Durrës me naftë kontrabandë. Çuçi i tha Salianjit se nuk mund të drejtojë dot gishtin kundër policisë ditën që ajo bëri operacionin, por duhet të ta përgëzojë atë për punën. Ndërsa shtoi se nëse kanë pasur informacion më parë duhet të kishin sinjalizuar.

“E para ka të bëjë me sekuestrimin e anijes me karburant. Ngrini gishtin ndaj policisë dhe qeverisë ditë kur qeveria  sekuestron dhe fut në burg trafikantët. Të paktën thoni bravo por kemi sinjalizime që k ndodhur më para, por thoni të paktën bravo për operacionin që keni bërë. Nuk luftohet krimi trafiku pa partnerët. Se ngren dot gishtin kundër ditën që ata verojnë”, tha Çuçi.

Ora 16:27
Në Durrës u kap 2275 tonë naftë kontrabandë, Salianji në Kuvend: Pse nuk tregoni kush e porositi

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka komentuar në Kuvend naftën e kontrabnaë që u kap një ditë më parë në Durrës. Salianji ngriti pyetjen, përse autoritetet nuk tregojnë se kush ishte porositësi i naftës. Ai tha se do të informojnë vendet partnere për thyerje të embargos së naftës, duke thënë se në vendin tonë po kontrabantohet naftë dhe se qeveria nuk ka asnjë reagim. Nga ‘Foltorja’ e Kuvendit, Salianji tha se ditët e fundit janë kapur anije me naftë kontrabandë në vendin tonë, teksa nuk ka përpara drejtësisë asnjë përegjegjes.

“U kap dhe e kemi denoncuar, në Shqipëri bëhet kontrabandë nafte, ndërkohë ju thoni, ca ndodh këtu, pse nuk ka asnjë emër, kush janë porositësit e naftës libiane, 5 kompani kanë të drejtë të importojnë, kush ua ka mbyllur gojën. Si ka mundësi që vjen një anije me mijëra ton të arrestuar janë disa të huaj, e njëjta skemë e përdorimit të pushtetit për të bërë ligje për oligarkët. Do informojmë vendet partnere se keni thyer embargo për naftën europiane, dhe do ngrini duart, kjo është situata në Shqipëri, e cila e ka bërë për fat të keq, që kostot i merr Shqipëria, për shkak të krimit të organizuar, drogës dhe kontrabandës”, tha Salianji.

Ndalur te aksioni i qeverisë për sekuestrimin e objekteve pa leje, duke thënë se duhet të kallëzohet penalisht kryetari i Bashkisë ku është zbuluar ndërtimi.

“Pastrohen të ndërtimet që janë dhjetëra kate, dilnit në çdo cep dhe thonit kallëzojmë penalisht për kryetarin e Bashkisë X, po sot pse s’e bëni këtë, tjetër i keni future në burg për një avlli pa leje, ndërkohë të tjerët shkojnë më parë inspektorët tuaj për të marrë ryshfet, ju nuk keni thënë gjysmë fjale, po i shmangni zbatimin e ligjin”, përfundoi Salianji.

Vetëm pak ditë më parë, u kapën në Durrës 2275 ton naftë kontrabandë me anije çisternë nga Libia në Shqipëri, ndërsa policia nuk ka bëre ende me dije porositësin e saj. 

Ora 16:20
Salianji i drejtohet Çuçit: Porsitësit e vërtetë të vrasjeve në Shqipëri ndodhen në Dubai, pse nuk kërkoni marrëveshje ekstradimi

 

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji teksa po diskutohet për marrëveshjen me Emiratet e Bashkuara Arabe për shkëmbim informacioni i kërkoi, ministrit të Brendshëm se pse nuk ka një marrëveshje për ekstradimin e kriminelëve nga Dubai në Shqipëri.

‘Porositësit e vërtetë të vrasjeve ndodhen në Emiratet e  Bashkuara Arabe. Kërkoni që të lehtësohen proceduarat për ekstradimin e kriminelëve shqiptarë. Marrëveshjen e kanë kërkuar Emiratet e Bashkuara Arabe. Ka njeri që nuk e di në Shqipëri që urdhëruesit krerët e krimit ët organizuar e ushtrojnë aktivitetin e tyre kriminal në Dubai. Qeveria po kërkon që t’u japë një parajsë të sigurt. Një bandë rri në lokal banda tjetër rri përball dhe vijnë i vrasin këtu. Cili është qëllimi i qeverisë shqiptare. Këmbim informacioni vetëm. E njëjta gjë dhe me marrëveshjen edhe Mbretërinë e Bashkuar.’- tha Salianji.

Ora 16:19
Marrëveshja me Britaninë dhe Emiratet e Bashkuara, Çuçi: Në 6 muaj goditëm 4 grupe kriminale, 30 të arrestuar! Synojmë të dekurajojmë skllavërinë moderne

 

Në foltorene  Kuvendit po diskutohet për dy marrëveshjet ndërmjet Ministrisë së Brendshme me Britaninë e Madhe në kuadër të emigrimit të paligjshëm dhe shkëmbimit të informacionit ndërmjet dy vendeve si dhe me Emiratet e Bashkuara Arabe. Ministri i Brendshëm në fjalën e tij në Kuvend u tha se në kuadër të marrëveshjeve me ndërkombëtarët, policia shqiptare ka goditur 4 grupe kriminale, në 6 muajt e parë të vitit 2022, ndërsa tha se 30 persona janë arrestuar.

‘Nuk mund të kemi rezultate nëse do jemi të vetëm. E shoh me shumë optimizëm këtë përpjekje të qeverisë sonë. Nëse para disa vitesh niveli i marrëdhënieve në këto fusha ka qenë shume i ulët, sot ne këto i kemi ngritur në nivele shumë të larta, ku mund të flasim për operacione të përbashkëta. Pra jemi në realitet krejt tjetër. Nga janari-qershor 2022, kemi pasure skuadra të përbashkëta hetimore me vende si Spanja Italia Gjermania, Britania etj. Kemi goditura 4 grupet kriminale me 30 të arrestuar dhe dhjetëra të shpallur në kërkim.

Jemi në nivelin më të lartë historik s ai përket skuadrave të përbashkëta hetimore, që veprojnë kurdoherë me bekimin e Eurjast dhe këtë vit e mbyllim me 17 të tilla. E kemi çuar shumë lart bashkëpunimin ndërkombëtar në lidhje me luftën kundër krimit të organizuar.

Jemi shembulli më i mirë në rajon. Jemi i vetmi vend jo anëtar i BE-së që kemi një marrëveshje si vend anëtar i BE-së me Frontex. Kemi pasur një marrëdhënie të barabartë edhe në EUROPOL. Në këtë kudër vijnë të dyja marrëveshjet që kemi sot si ajo me Britaninë e Madhe ashtu edhe me Emiratet e bashkuara.

E para lidhet me bashkëpunimin me Britaninë në fushën e emigracionit të paligjshëm. Në Britani janë mbi 130 mijë shqiptarë që punojnë në mënyrë të ligjshme. Duhet të dekurajojmë skllavërinë moderne dhe dekurajuam emigracionin e paligjshëm si praktikë e rrezikshme që shton kriminalitetin. Ne nëpërmjet kësaj marrëveshje biem dakord që të kemi një shkëmbim të drejtëpërdrejtë të informacionit brenda kuadrit ligjor të dy shteteve. Në kuadër të kësaj marrëveshje kemi rënë dakord të shtojmë prezencën tonë MB me një oficer ndërlidhës që të garantoj zbatimin e kësaj marrëveshje.

Marrëveshja me Emiratët e Bashkuara vjen për të adresuar luftën kundër terrorizimit. Nuk është e lehtë të bësh marrëveshje të tillë me Emiratet e Bashkuara Arabe, është arritur me ne në këtë fazë shumë të mirë. Sidomos për të adresuar krimin, jo vetëm në Shqipëri po që janë me origjinë shqiptare.’- tha Çuçi.

Ora 16:07
Vokshi-ministres: Pse nuk keni siguruar ilaçet për fëmijët me leucemi e tumor, po abuzoni! Manastirliu: Në 8 vite nuk bëtë asgjë për shëndetësinë

 

Një debat është zhvilluar në Kuvend mes deputetes demokrate Albana Vokshi dhe ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliut. Nga foltorja e Kuvendit, Vokshi akuzoi ministren se nuk i është përgjigjur për disa pyetje që ajo i ka dërguar ministrisë, ku ndër to veçoi mungesën e ilaçeve për fëmijët me leucemi dhe tumor. Vokshi akuzoi qeverinë për korrupsion.

"I kam kërkuar ministres së Shëndetësisë informacion për check up, për koncesionin e sterilizimit, zero informacion. Refuzon thotë është në SPAK. Ca lidhje ka hetimi me numrin e analizave të check up. Duan të fshehin korrupsionin. I kam kërkuar informacion në lidhje me sigurimin e ilaçeve, bazuar edhe në disa investigime. I kam kërkuar informacion për sigurimin e ilaçeve për fëmijët e sëmurë me leucemi e sotme. S’ka dhënë informacion, ka thënë vetëm kemi siguruar fondet. Prej katër vitesh fëmijët e prindërit vuajnë se nuk gjejnë atë se çfarë duhej t’iu sigurohej nga ministria e shëndetësisë", tha Vokshi. 

I menjëhershëm ka qenë reagimi i ministres, Ogerta Manastirliu, e cila i tha Vokshit se të gjitha pyetjet që i ka drejtuar Ministrisë do të marrin përgjigje, por duhet të presë sipas afateve ligjore. Ministrja tha se qeveria ka bërë për shëndetësinë në këto 8 vite, duke rritur buxhetin me 87%, i tha se duhet të shohë nga partia e saj kur flet për korrupsion, pasi kur kanë qenë në pushtet nuk kanë bërë asgjë sa i përket shëndetësisë.

“Sa herë që hidhen balta, hidhen akuza aq herë është e nevojshme që qytetarëve ti vihet para e vërteta. Nuk dua ti referohem për baltën që në vazhdimësi të retorikës politike që nuk e ndan. Është e vërtetë që nëpërmjet kuvendit, ia ka kërkuar ministrisë dhe do ketë të gjitha përgjigjet. Është e rëndësishme të kemi durim për të marrë informacioni. Sot bëni sikur, keni një kauzë që s’ka asnjë orientim. Por doni të gjeni kauza për demagogjinë tuaj. Shëndeti i fëmijëve u interesin sot siç duhej t’iu kishte interesuar edhe dje. Kemi treguar që në 8 vite kemi rritur me 87% buxhetin e shëndetësisë. Nuk po përmend këtu, transformimet e infrastrukturës por faktin që profesionistët e shëndetit po mbështeten me rritjen e pagave edhe në kohë të vështira. Do ta kenë edhe nëpërmjet performancës në punë. Ndaj edhe po e çojmë në një nivel të ri sistemin shëndetësore, për t’iu përgjigjur nevojës, për të mos i lënë fëmijët njësoj siç ishin 8 vite më parë. Kur flsini ju për korrupsion, duhet të dish kujt i flet, për çfarë flet dhe kur i ke të gjitha informacionet dil dhe fol me fakte dhe prit përgjigjen. Në përgjigje të të gjitha shkresave, do i merrni në kohë dhe duhet ti keni marrë, nëse si keni marrë duhet të jenë rrugës për tek ju. Kur flisni për korrupsion, shihni nga vetja juaj. Lërjani organeve të drejtësisë të vendosin, nëse mendoni se e keni bërë detyrën, lërjani drejtësisë. Rruga e vetme është ajo që keni zgjedhur, më them me kë të rri, të të them kush je”, tha Manastirliu.  

Vokshi e cilësoi gjuhën e ministres si shantazhuese, ndërsa tha se ajo do të përfundojë në SPAK nëse vijon me abuzimet.

“Parashtrova para jush bazuar edhe në çështjen që po diskutojmë, vendosja e standardeve europiane, që fillon nga shteti ligjor, respektimi i ligjeve. E pranoi vetë nuk e ka kthyer përgjigjen. Edhe ato përgjigje që kthehen janë të mangëta ose të shtrembëruar. Gjuha e dhunshme apo shtazhuese e ministres. Fjala e saj ishte plot me propagandë. Ministrja pse nuk ka siguruar që fëmijët e sëmurë me leucemi e tumor s’kanë marrë kurat. Përgjigjuni pyetjes. Atje do shkojmë, në SPAK, prokurori. Do i ndjekim të gjithë. Paraardhësi juaj, Beqaj është Në SPAK, edhe ju atje do jeni nëse vazhdoni abuzimet. Mos përdorni gjuhë shantazhuese. E di kë kam para me kë flas", përfundoi Vokshi.

Ora 16:00
Xhaçka: Të gjitha fondet e kontraktuara nga BE janë diskutuar në Kuvend, është bërë transparencë e plotë

 

Në foltoren e Kuvendit ku po flitet për marrëveshjen e Shqipërisë me KE-në për asistencën financiare të BE nëpërmjet IPAS-s, ministrja e Jashtme Olta Xhaçka tha se kjo, të gjitha fondet e kontraktuara dhe më pas disbursuara janë diskutuar në Kuvend në mënyrë të hollësishme.

‘Ka konfuzion dhe interpretim të gabuar sa i takon mekanizmit të financimit. Në mënyrë shumë të përmbledhur do thoja se shkalla e përthithjes mat se sa prej fondeve të kontraktuara, të cilat me pas dhe janë disbursuar. Fondet kontraktohen dhe disbursohen nëpërmjet KE pastaj nëpërmjet zyrës së BE-së në Tiranë. Në të gjitha modalitete e zbatimit autoriotetet tona janë të përfshira se bashku në KE. Të gjitha fondet janë miratuar nga Kuvendi pas një diskutimi të hollësishëm. Transparenca është e plotë, bëhet nëpërmjet një procesi konsultimi edhe me shoqërinë civile. Ka probleme të përthithjes dhe janë probleme të kontraktimit në kohë të fondeve. Këto probleme kanë të bëjnë më nevojën për koordinim të strukturavae profesionale. Menaxhimi përmes kësaj agjencie nuk do të thotë se kjo agjenci shpërdoron para, pro të ketë një qasje më strategjike në përputhjen e fondeve të BE-së.’- tha Xhaçka.

Ora 15:00
Dy marrëveshje me Komisionin Europian për mjedisin, Kumbaro: Riciklimi, domosdoshmëri për të ulur volumin e mbetjeve

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro prezantoi sot në Kuvend dy projekte madhore për mjedisin në kuadër të programit IPA III mbështetur nga Komisioni Europian, me qëllim përmirësimin e mbrojtjes së mjedisit, zhvillimin e ekonomisë qarkulluese dhe rritjes së zonave të mbrojtura në Shqipëri.

Projekti i parë lidhet me menaxhimin e integruar të mbetjeve, në vazhdim të promovimit të modeleve të riciklimit si e vetmja mënyrë për uljen e volumit të mbetjeve, një prioritet i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit. Vlera e tij shkon në 35 milionë euro dhe do të zbatohet duke ndërtuar edhe pikat fundore të trajtimit të mbetjeve në Kukës, Gjirokastër dhe rajonin e Vlorës Jugore.

“Programi do të zbatojë modele për menaxhimin e integruar të mbetjeve të ngurta bashkiake dhe mbylljen e landfilleve që nuk janë në përputhje me rregullat mjedisore. Në këtë projekt përfshijmë riciklimin dhe ripërdorimin për Kukësin dhe Gjirokastrën-Vlorën Jugore. Këto modele do të bazohen në studimin e fizibilitetit për menaxhimin e integruar të mbetjeve të ngurta të zhvilluar për të dyja zonat”, u shpreh ministrja Kumbaro. Ministrja foli se këto projekte shkojnë paralelisht me ndryshimin e mentalitetit të qytetarëve në lidhje me mbetjet, ndaj është e domosdoshme që të aplikohet kultura e riciklimit, ripërdorimit dhe kompostimit.

Nga ana tjetër, Mirela Kumbaro ka vlerësuar si shumë të rëndësishme edhe marrëveshjen e dytë në kuadër të “EU for Nature”, dedikuar zonave të mbrojtura.

"Parashikon 6 milion euro dhe përqendrohet në hartimin e planeve të menaxhimit të gjashtë zonave, si edhe në krijimin e zonave të reja të mbrojtura. Kjo është pjesë e përgatitjes për rrjetin Natura 2000. Objektivi minimal i Programit është të mbrojë dhe të ruajë 25 për qind të territorit shqiptar në tokë dhe në det, deri në vitin 2030, kurse ai maksimal, të arrijë në 30% të territorit të Zonave të Mbrojtura”, u shpreh ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro duke theksuar rolin e rëndësishëm që luan Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura në mbrojtjen e habitateve dhe specieve të rëndësishme

Ora 14:55
Bujar Leskaj ‘shkrin së qeshuri’ ministret, Berisha ‘përplaset’ me Ballën! Çfarë nuk u pa në Kuvend sot (FOTO)

Në seancën e sotme, deputeti democrat Bujar Leskaj duket se ka thënë një batutë para ministreve, të cilat shfaqen duke qeshur.

Në fotografitë e LSA, vihet re qartë momenti kur Leskaj është pranë foltores, por nuk e kursen një bisedë të shkurtër me ministret, të cilat qeshin me të.

Ndërsa Sali Berisha u përball në sallën e seancës plenare pasi po shkonte në vendin e tij ndërsa Taulant Balla po shkonte drejt Foltores, ku do të mbante fjalimin e tij.

Ora 14:46
Luçiano Boçi: Shteti është shndërruar në armik të qytetarit, duke e varfëruar çdo ditë

 

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, deputeti i Rithemelimit Luçiano Boçi akuzoi qeverinë se po abuzon në çdo fushë që operon, duke vjedhur fondet për shtresat më në nevojë për t’i shpërndarë mes qeveritarëve e për të avantazhuar oligarkët.

“Për këtë shtet hidhen miliona euro nga Bashkimi Europian. Vrasja në Shqipëri është bërë si mall klubi, të qeras me vrit iksin, të vras filanin. Po banorët e 5 majit që i ngritët me shtëpi e katandi e i latë në mes të 4 rrugëve? Apo shembjen e teatrit, apo lënien e Butrintit në duart e një shqiptarofobi? Ku është demokracia në Shqipëri? Nuk keni lënë institucion pa kapur. Bëni gjueti shtrigash ndaj opozitës. Po të rinjtë që nuk kanë mundësi të arsimohen? Milionat e qeverisjes së mirë kanë ikur në ç’drejtim? Shteti është shndërruar në armik të qytetarit dhe sillet me të duke e varfëruar çdo ditë e duke e goditur me çmime të larta. Janë hedhur miliona për konkurrencën po ku ka biznes të ndershëm në Shqipëri? Ju keni vendosur epokën e kapitalizmit të centralizuar. Biznesi shqiptar sundohet nga oligarkët. Porte, aeroporte, rrugë, po të njëjtat firma dhe njerëz. Ku i keni çuar milionat? Do flisni për zhvillim social që janë vënë miliona të IPA-s? Ku janë grupet vulnerabël që vuajnë fatin pasi shteti i ka lënë në harresë edhe pse ka marrë miliona nga qytetarët dhe fondet e europianëve. Po bashkëpunimi ndërkufitar? Shqipëria është shndërruar në han pa porta ku hyn derri dhe dosa, kokaina hedh valle në Shqipëri. Po gjelbërimi? Spektakli i prerjes së pyjeve? Ka gjelbërim, është vendi i 7-të në mbjelljen e hashashit. Grykësia juaj për t’i rrëmbyer këto fonde, një ditë do të marrë dënimin e merituar”, tha Boçi.

Ora 14:28
Taulant Balla për 500 mijë $ e PD-së nga Moska: S'është çudi që mediat ruse transmetuan live protestat e PD-së në 2018-tën

Kreu i grupit Parlamentar i PS-së, Taulant Balla, gjatë fjalës në parlament solli çështjen e PD-së që ka marrë 500 mijë dollarë nga Rusia në 2017, referuar artikullit të Zërit të Amerikës.

Balla tha se Partia Demokratike nuk ka marrë vetëm 500 mijë dollarët, por janë financuar edhe mediat ruse për të transmetuar live protestat e opozitës në vitin 2018 dhe 2019.

“Ik plaku Mere, me gjithë tespihe. Kur dëgjon Saliun të flasë për korrupsionin është si të dëgjosh djallin të flasë për mëkatin.  Kur unë e kam ngritur çështjen e financimit Rus në këtë sallë, nuk e besonit. Shpresoj që gjykata e lartë ta zhbëjë vendimin e padrejtë të gjykatës. Senky gjyqtari ka anulluar edhe çështjet e pista të Saliut. Ju të rithemelimit kur ishit me Lulin thoshit nuk është e vërtetë. Kur ishit me Lulin, thoshit për lobimin që nuk është e vërtetë, tani që nuk jeni me Lulin thoni është e vërtetë. Lijani drejtësisë. Unë kam besim te drejtësia e re që po lind në rrënojat e drejtësisë së vjetër. Është koha që ne të ndërmarrim të gjitha nismat ligjore përfshirë punën te grupi i posaçëm i komisionit.  Non grata i Bosnjës dhe non grata i Shqipërisë janë problem për të gjithë Ballkanin Perëndimor. Sado pretendoni të bëni parti me një non-grata, do vijë një kohë që do të hani njëri-tjetrin. Ne i besojmë drejtësisë. Detyrat që ka Kuvendi në këto sfida, se financimi është vetëm një çështje. Jo vetëm rasti i 500 mijë euroshit të PD-së, por sa mijëra euro të tjera do të jenë dhënë te financimi i mediave të caktuara. Në 2018, 2019, protestat e opozitës të bashkëdrejtuara nga Berisha dhe Basha, jepeshin live në mediat ruse. Tre orë live në mediat Sputnik”, u shpreh Balla.

Ora 14:15
Berisha thirrje Komisionit Europian: Mos disbursoni asnjë qindarkë pa hetuar aferat korruptive në Shqipëri

 

Sali Berisha i ka bërë thirrje Parlamentit Europian dhe SHBA që të hetojnë aferat korruptive në Shqipëri. Në Kuvend kërkoi që Komisioni Europian të mos disbursojë asnjë qindarkë pa u hetuar afera e Butrintit dhe ndërtimet në Tiranë pasi sipas tij, bashkëpronar është Edi Rama.

“Komisioni Europian, të kushtëzojë disbursimin e ndihmave me detyrimin e Shqipërisë për të përdorur standartet europiane në prokurimet publike, në konçensione dhe në Partneritetin Publik Privat. Kjo është të kushtëzojë me ndalimin në Shqipëri të tenderave sekretë që janë rritur me 20 herë!  Të kushtëzojë me detyrimin e kësaj qeverie që vjedh nga mëngjesi deri në darkë, të përdorimit të manualit të BE në ndërtimet publike,sepse sot ç’po ndodh?! 

Është e vërtetë që ju po jepni dhe po kontrolloni në njëfarë mënyre, implementimin e projekteve tuaja, por me projekte të tjera dhjetëra herë më të mëdha kjo qeveri po vjedh qytetarët shqiptarë. 
Ndaj të marrin fund tenderat sekretë! Impononi, qeverisë shqiptarë të përdorë manualin e ndërtimit të BE-së, sepse Shqipëria është vendi me kostot më të mëdha në planet të ndërtimeve publike.

Kini mëshirë për taksat e qytetarëve shqiptarë dhe europianë. Po shtoj se paratë e taksapaguesve janë në aferën e djegësve. I kërkoj KE të mos disbursojë asnjë qindarkë pa hetuar aferën e Butrintit, një aferë korrupsioni, shpërbërja e njërit prej parqeve më të cmuara. I bëj thirrje PE dhe kongresit të SHBA të ndërmarrë hetim të plotë për këto afera të mëdha. Shqipëria ka kaluar cdo lloj vije të kuqe përsa i përket vjedhjeve. Punësimi u rrit vetëm 0.5%. Cfarë janë këto kulla? Mullarë gjigant të drogës të Edi Ramës.

KE të hetojë sepse Tirana gumëzhin se në kulla është bashkëpronar Edi Rama. Sic thotë populli, ku ka zë, s’është pa gjë. Ka shumë të tjerë, por të gjithë tregojnë me gisht Edi Ramën. Përulem me nderim të madh para bujarisë së taksapaguesve europian, por të kushtëzojnë cdo qindarkë për të mbrojtur taksapaguesit shqiptarë”, tha Berisha.

Ora 13:32
Vangjel Dule: Këtu bëhet propagandë qeveritare me ministra ‘fake’, procesi integrimit është i kthyeshëm

 

Deputeti i Vangjel Dule gjatë fjalës së tij në Kuvend, hodhi akuza mbi qeverinë për propagandë dhe qeverisje me elementë të rremë. Ai solli shembullin e zv. Ministres Balluku e cila u tha nxënësve të shkollës se në Zvicër, nëse qytetarët e ngrenë kondicionerin mbi 19 gradë i fusin në burg, duke përdorur mjetin e frikës me fëmijët.

“Procesi integrimit është i kthyeshëm, s’ka vend për demagogji e spekulime. Kryeministri tha nga Beogradi se ishte turp politika e ndjekur nga BE për vaksinat. BE do taksoje ato kompani dhe individë qe kane fitime te jashtëzakonshme. A do ndërmerret një politike e tillë? Kryeministri ka thënë se nëse në Zvicër e ngrenë kondicionerin mbi 19 do të futen në burg, këtë e bëri edhe ministrja duke u thënë nxënësve të shkollës. Si ka mundësi t’u flasësh nxënësve të shkollës për burg dhe për pranga. Nuk është e vërtetë. Është fake news. Kemi propagandë qeveritare me ministra fake, kryeministër fake dhe propagandë fake”, u shpreh Dule.

Ora 12:53
FOTOLAJM/ Kuvendi boshatiset për diskutimet e fondeve nga BE, ministrja e Bujqësisë ‘braktiset’ nga deputetët e PS, PD dhe ministra

1663239139_KRIFCA.jpg

Në diskutimet e rendit të ditës të cilat nisën me programin IPA 3, Kuvendi ka filluar të boshatiset. Siç duket edhe nga fotoja e publikuar, ministrja Krifca flet në një sallë pothuajse të zbrazët për bujqësinë.

Ora 12:23
Flutura Açka i bën thirrje kreut të SPAK-ut: Kapni ndonjë peshk të madh, e jo vetëm cironka

 

Pas akuzave drejt qeverisë, Deputetja e PD-së Flutura Açka, gjatë fjalës së saj sot në Parlament i bëri thirrje drejtorit të SPAK-ut Arben Kraja që të kapë ndonjë “peshk të madh”, në mënyrë që të largohet me nder nga detyra.

"Evropa është fjala që kam dëgjuar më shpesh në këtë foltore. Për fat të mirë këto dy muajt e fundit e kemi përdorur edhe më shpesh. Por në fakt me festën e pamë që gëzimi është vetëm një stoli e ftohtë e jona. Çfarë bëni gjithë kohën në Parlament? Shani gjithë kohën opozitën. Opozita është aty për të kërkuar llogari. Çfarë lidhje kemi me Evropën? Shikojeni Parlamentin tonë si rreshtohen ministrat, u hapet goja, bezdisen, kruajnë mjekrën, në një moment zgjohen kur vjen kryeministri dhe i fut një të sharë opozitës. Atëherë duartrokitet fort. Fjala më e rëndësishme është të shahet opozita, që në fakt është për të kërkuar llogari. Në parlamentet evropiane vijnë ministrat që kanë lidhje me rendin e ditës, jo të gjithë, si matrioshkat, siç vijnë këtu. Renditen këtu dhe dalin secili dhe u marrin nga 10 minuta deputetëve për të thënë broçkulla. Një shtetar ka përgjegjësinë e parë të kuptojë realitetin, sepse pushteti iu ka shkëputur nga realteti. Distanca e shërbimit ndaj qytetarit iu mungon. Më bën përshtypje sjellja institucionale. Më duket sikur jemi në një klub fshati. E kuptoj që familjarizimi i madh me pushtetin e ka bërë shtetin si shtëpinë tuaj, por sjellja institucionale është e përcaktuar në të gjithë Evropën. E vura re kur bëtë paraqitjen e portit të Durrësit me dubaistët. Ministrja iu drejtua kolegeve të saj edhe me emër të përveçëm. Institucionalisht nuk qëndron, a thua se po u po u jepte ndonjë copë dhe u thoshte “ka edhe për ty zonjë, ka edhe për ty zonjë. Nuk e di çfarë bën opozita 1, 2, 3, 4. Drejtori i SASPAC-ut bëhet menaxher i IPA-s. Thonë që e bënë shkrirjen për të mos humbur kohë. I bëj thirrje publike drejtuesit të SPAK-ut të mos merret me cironka, por të zërë ndonjë peshk të madh që të mbahet mend për punën që ka bërë”, u shpreh Açka.

Ora 12:16
Braçe: Thënë troç na duhen ato para! Por fondet evropiane në demokraci më shqetësojnë, duhen siguruar me taksat e qytetarëve

 

Deputeti socialist Erion Braçe është shprehur se fondet evropiane janë të nevojshme në vendin tonë dhe se transparenca ndaj tyre nuk ka munguar. Por deputeti duket se nuk i ka ‘zbutur’ kritikat ndaj qeverisë. Me syrin e një opozitari dhe me bindje e funksion socialisti Braçe u shpreh se për këtë projekt e shqetëson struktura. Për fondet evropiane nuk është i nevojshëm shfrytëzimi i tyre për demokracinë, atë duhet ta sigurojë mazhoranca dhe opozita me taksat e qytetarëve.

‘Unë mendoj që Shqipëria ka nivelin më të lartë me BE ky status është meritë e popullit shqiptar. Askush nuk mund të mohojë se për aq pjesë sa është bërë pjesë e BE-së. Patjetër duhet ta meritojmë këtë stad, me programe  e buxhete që na lidhin. Thënë troç na duhen ato para, Buxheteve tona, na duhen ato para po edhe donatorët e rëndësishëm. Transparenca jonë është e rëndësishme dhe në parlament nuk ka munguar.

Në këtë kohë unë nuk mund t’i them dot nivelit të artë të disbursimit IPA 2 si të mirë, se them dot se janë disburuar 240 milionë, ka punë për të bërë e përgjegjësi për të marrë. E kam të vështire ta besoj që në fund të këtij projekti do të jenë disbursuar 430 milionë euro. Duhet të punojmë të gjithë, pa përjashtim. Ajo që më shqetëson është struktura e këtij programi, shikoni 301 milionë euro për demokracinë e Shqipërisë, e kuptoj që keni pasur një nevojë për të financuar, po për demokraci e qeverie është detyrë e mazhorancës dhe opozitës që paguhet nga taksat e qytetarëve dhe jo nga taksat e evropianëve.

Nëse duam të bëhemi konkurrues edhe në Rajon. Pa diskutim që mjedisi e klima janë sfida më e madhe po s’mendoj se çështjet që keni para janë ligjërimi por janë vizioni. Që të merremi me mjedisin duhet të merremi me bujqësi, ekonomi etj sepse vijnë si rezultat i mjedisit.

Turizmi ka qenë shumë mirë, papunësia ka rënë në nivelin 1.1% dhe ka qenë niveli më i ulët, po kemi një problem ë madh m punësimin e të rinjve dhe prandaj migrojnë. Se kanë një konkurrencë në paga, nga shtëpitë e barit, në Londër, Sarandë, Belgjikë etj. Paga me 7% është fare pak me nivelin e inflacionit.’- tha Braçe.

Erion Braçe tha se nëse do të kishte prodhim vendas, ashtu siç potencialisht mund të bëhet, atëherë çmimet e ushqimeve bazë nuk do të ishin ngritur aq shumë. Për këtë, ai tha se qeveria duhet të ndryshojë politikat.

“Nëse ne do të kishim ndryshuar politikat, ushqimet nuk do të rriteshin me këto përgjigje. Ne kemi mundësi për të prodhuar në vend, nuk kemi nevojë për importe. Si vezët, si qumështin, si drithërat mund  t’i prodhonim vete. Djali i Bedriut, kishte fermën më të madhe në Kashar por falimentuan. Nuk e kanë më as pronën, e as perspektivën. Prandaj duhet të kthehemi te prodhimi vendos dhe prandaj kam folur për TVSH-në e fermerëve”, tha Braçe.’- tha Braçe.

Ora 12:00
Bushati në Kuvend: Rama dhe Balluku që nuk janë të pranishëm në sallë të marrin masa për taksën e qarkullimit

 

Deputeti i PD, Helidon Bushati ka komentuar mungesën e kryeministrit Edi Rama në Kuvend duke thënë se nuk kanë marrë asnjë masë për të hequr ose ulur taksën e qarkullimit.

“Kryeministri nuk vjen më në kuvend. As zv kryeministrja nuk është në Kuvend. Në këtë moment të vështirë për popullin shqiptarë, duhet të ketë ndonjë çokollatë për të shpërndarë në formë fotovoltaike.

Çmimet në Shqipëri janë më të lartat në Ballkan. Dikush argumenton faktin që ne, por edhe kolegët thonë se kemi taksën e qarkullimit. Sot e kësaj dite nuk doli as kryeministri as zv.kryeministrja nuk morën asnjë masë për të ulur akcizën apo për të hequr apo ulur taksën e qarkullimit në nivelin që ka qenë më parë. Këto po i bën  çdo vend i Europës. Ne qytetarët më të varfër të Ballkanit paguajmë më shtrenjtë karburantin. Kjo është fatkeqësi”, tha Bushati.

Ora 11:44
Programi i IPA, ministrja e Jashtme: Do mbështesë vlerat e përbashkëta evropiane, i përafrueshëm me standardet e BE-së

 

Ministrja për Punët e Jashtme dhe Evropës Olta Xhaçka ka pohuar se programi i IPA-s është një program që sjell përafrimin me standardet e BE-së. Sipas saj tabela e paraqitur nga Tabaku është shenjë transparencë.

Tabela e paraqitur nga kolegia (Tabaku) është tregues i transparencës

Fushat ku do mbështes, vlerat e përbashkëta evropianë, modernizimi shoqërisë dhe ekonomisë, rimëkëmbja nga COVID19, përafrimi me standardet e BE. Janë vendosur për gjashtë vendet kandidate, 14.2 miliard euro të vëna në dispozicion

“Kjo etapë e re në të cilën ka hyrë procesi ynë i integrimit shoqërohet më një instrument të përforcuar të asistencës financiare të BE, që do të na ndihmojë më mirë në përballimin e sfidave të reja të procesit. Sepse sfida do të ketë dhe do të jenë sfida jo të lehta. Por i kemi të gjithë mundësitë që t’i përballojmë këto sfida me sukses, duke synuar madje, të rikuperojmë kohën e humbur”, u shpreh ministrja Xhaçka. 

Miratimi nga Kuvendi i rregullave të reja të funksionimit të asistencës financiare të BE, nëpërmjet Instrumentit të Para-Aderimit 3, vjen pak javë pas hapjes zyrtare të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.- tha ajo. 

Ora 11:32
Duma në Kuvend: Nuk kalojnë shoferët nga autostrada Tiranë-Durrës se ka aksidente! Njëri më tha të mos e riparojnë se do ecin makinat më shpejt

\

Nga foltorja e Kuvendit, deputetja e PD, Grida Duma ka folur për Integrimin si dhe për vendimin e qeverisë për konfiskimin e ndërtimeve pa leje. Një vëmendje i ka dhënë edhe rrugëve duke thënë se ka dëgjuar që shoferët shmangin autostradën Tiranë-Durrës për shkak të aksidenteve. Ndërsa një tjetër i thoshte se më mirë të mos e riparojnë rrugën se makinat do të lëvizin me më shumë shpejtësi.

 “Kam bindjen që të gjithëve i ka ndodhur një moment që as qesh, as qan dot. Keni bërë pafund ‘sikur’ me Integrimin. Është e njëjta Shqipëri, e doktor gjilpërës por nëse do kishte dhënë recetat, do kishte thënë: “O njerëz me ngadal se nuk shërohet një i sëmurë mendor duke i dhënë ilaç vaj kapslliku”.

Dëgjova që tha IPA 3 do ketë 20 e ca milion. Sot po legalizoni? Çfarë? Pronat që nuk i keni parë në mes të Tiranës me objekte luksoze atje ku hani dreka e darka, aty te Liqeni s’kishit parë një 7 katësh nga kishte mbirë. Nuk e di në ka ndonjëri qëndrim tjetër, por duhet të jetë optimist se ne dhe rrugët e reja na duken të vjetra në sekond. Ka ardhur pushtuesi ka bërë bulevard perandorak dhe ne e mbajmë si pamjen më të bukur të kryeqytetit.

Nuk e di në ka më njeri që quan autostradë Tiranë-Durrës se kam dëgjuar njerëz që thonë nuk kalojmë më se ka gjithmonë në aksident. Ndodh aksident tha një tjetër, por më mirë që nuk e riparojnë se do të ecin më shpejt. Është si ato sofizmat, plaku shpejt se po u rinove harxhon jetën. Është gallatë e madhe propaganda juaj”, tha Duma.

Ora 10:39
PD 500 mijë dollarë nga Rusia, Majko: Drejtuesit me dhe pa zyrë të japin llogari! S'është faj individual! Alibeaj: Do përgënjeshtrohet si akuzë

 

Debate në kuvend për akuzën se PD-ja ka marrë 500 mijë dollarë nga Rusia.

“Besoj që sot në kufijtë 24 orëve, drejtuesit e PD, me ose pa zyra e dinë shumë mirë që PD ka marrë rreth 500 mijë nga fondet ruseve, mirë do ishte që kur flasin për fondet europiane, të flasim dhe për fondet anti europiane, nuk mbyllet me ironi, përpara se t’i kërkoni Beqes sonë, po Beqes suaj, dhe ky nuk është jë faj individual, është një akuzë e konfirmuar nga administrata amerikane”, tha Majko.

“Më në fund Pandit i qenka shëruar goja se për çështje delikate, i vetmi që nuk duhet të fliste nuk duhet të ishe ti, se e di një gjë që është një makinacion që mungon sot, po si i vjetër në politikë, së paku prit dhe ca orë se do të përgënjeshtrohet, dhe shko prap të dentisti”, tha Alibeaj.

"I respektoj shumë këta që kanë mjekët të bardhë dhe flokë të zinj dhe dua si të jetë kështu, siç thonë këta, por po e përsëris dhe njëherë, ajo që keni diskutuar ju dhe midis vedit, është një akuzë e cila dje është ripërsëritur, unë uroj që Basha të shkojë normalisht në SHBA dhe partia që u krijua nga studentët të mos ketë këtë akuzë", tha Majko. 

Ora 10:38
Balluku-opozitës: Po dizinformoni shqiptarët për energjinë! Në kohën tuaj përmbytej Shqipëria nga shirat dhe blinit nëpër importe

 

Zv.kryeministrja Belinda Balluku i është përgjigjur opozitës për përballimin e krizës energjetike duke thënë se dezinformojnë shqiptarët por thekson se ka fakte që vërtetojnë cdo gjë. Balluku hodhi poshtë pretendimet se janë shpenzuar 400 milionë dollarë për energjinë. Teksa mohon këtë, zv.kryeministrja i kujton opozitës përmbytjet duke i thënë se në kohën kur kishte shumë reshje dhe Shqipëria qeverisej nga PD, blinin energji elektrike.

“Për energjinë vazhdon e dizinformohet populli shqiptar, me apo pa dashje, nuk ka rëndësi, dua të flas me fakte.Nga viti 2013 kur në Shëqipëri mblidhej vetëm 43% e faturave, sot mblidhet 99.6% e faturave. Ky është fakt i pakundërshtueshëm që paguhet shërbimi i ofrimit të energjisë elektrike, as me dhunë.

Të marrësh raportin e ta transformosh dhe të thuash që 40% e shqiptarëve nuk kanë mundësi të paguajnë faturat, është një fakt i pavërtetë. Për ndihmën dhe mbështetjen që Republika e Shqipërisë i jep konsumatorëve në nevojë, sot dhe vitet që kanë kaluar i mbështet grupet në nevojë me mbi 22 milionë euro. Vendet që pasojnë janë Bosnje Hercegovina, Serbia dhe Kosova.

Nëse duam t’i referohemi shifrave, t’i referohemi në mënyrë të saktë. Dëgjova se janë shpenzuar mbi 400 milionë dollarë për energjinë. Nuk është e vërtetë. Deri në shtator janë konsumuar rreth 300 milionë, një pjesë e konsiderueshme janë mbuluar nga vetë sektori. Këto shifra nuk kanë ekzistuar në kohën tuaj kur përmbytej Shqipëria nga shirat dhe dilnit e blinit nëpër importe. Ju gënjeni për cfarë të doni, por sektori energjetik është i bazuar në numra, fakte e shifra. Ne nuk ju ndalojmë dot, por të keni parasysh që pavarësisht krizës, në Shqipëri nuk do të ketë kufizime të energjisë dhe prej më shumë se 1 viti mbrojmë qytetarët tanë duke mos rritur cmimin e energjisë”, tha Balluku.

Ora 10:35
Balluku i përgjigjet kritikave të Tabakut: Fakti që kemi ndryshuar 4 herë koordinatorin, bën që të humbë memoria! S’bazojmë fitoren me individët

 

Ministrja e Infrastrukturës në Kuvend iu përgjigj shqetësimit për mosfunksionimin e duhur të programit IPA të miratuar. Balluku tha se fakti se vendi ynë e ka ndryshuar 4 herë koordinatorin për faktin se nuk e bazojnë fitoren e suksesin te puna te individi por te puna në grup dhe se puna do të përmirësojë procesin.

“Ky është një projektligj shumë i rëndësishëm, të cilin e miratojmë sot. Unë do të përgjigjesha për disa gjëra që tha parafolësja. Fakti që kemi ndryshuar 4 herë koordinatorin, bën që të humbë memoria. Ne nuk i kemi bazuar as arritjet as fitoret tek individi, por puna në grup.

Ekspertët që merrem me IPA vijojnë dhe përmirësojnë punën e tyre. Nëse kërkojmë të rrisim aftësinë për përthithjen e fondeve IPA dhe të kemi organizim tjetër për koordinatorin apo edhe të angazhojmë më shumë forca, kjo nuk tregon që krijojmë vakume.

Gjatë programit IPA 2, nga 2014 në 2020 janë miratuar 9 mbështetje buxhetore me buxhet 324 milion. Lehtësira për zbatimin e projekteve IPA janë të rëndësishme për zbatimin e projekteve me këto fonde. Duhen kapacitete njerëzore, eksperiencë nga shkruara deri tek përthithja e fondeve.

Ne po përmirësojmë procesin. Tashmë kemi drejtori të dedikuar për të gjithë procesin. Duhet thënë që format e zbatimit të programit IPA 3 nga 2021-2027 parashikohen përmes disa programeve. Ratifikimi i marrëveshjes për IPA 3 i lë vend nisjes së procedurës për marrëveshjen IPA 2021 duke nisur zbatimin e 5 projekteve me kosto 64.9 milionë euro.

Në tetor 2022 pritet të miratohet paketa financiare IPA 2022.

Ora 10:25
Programi i IPA-s, kritikon Tabaku: Ndarja e koordinimit të fondeve të BE copëtojnë procesin! Janë ndryshuar 4 herë

 

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka listuar disa problematika lidhur me marrëveshjen e miratuar nga Kuvendi të IPA II për distrubimin e fondeve. Tabaku tha në kuvend se ndërrimet e shpeshta të këtyre proceseve nuk sjellin efiçencë, pasi copëzohet.

‘Sot në parlament do të diskutohet marrëveshje kuadër të fondeve IPA. Unë dua të ngre disa shqetësime në lidhje me fondet me efektivitetin e  zbatimit të tyre dhe financat. Kam ngritur me shqetësim faktin që Shqipëria ka ndryshuar koordinatorët. Nuk kam ndermen të merrem me cilësi por me integritetin. Dua të merrem me strukturë.

Ndarja e koordinimit të fondeve të BE dhe IPA të vendosura nga një godinë tjetër nga ajo e Ministrisë së Jashtme e copëtojnë procesin. Shqipëria e ka ndryshuar 4 herë operatorin kombëtar të IPËS. Kjo ka sjellë problem, e si parlament nuk duhet të lejohen të ndodhin.(..) Nuk bie dakord me vendimet e PS-së, aq kohë sa pengojnë integritetin.’- tha ndër të tjera Tabaku.

Pas miratimit të marrëveshjes IPA III nga Kuvendi, do të nisë dhe disbursimi i fondeve nga programi IPA 3, që ka një afat deri në vitin 2027. Fillimisht pritet miratimi i IPA 2021 me rreth 65 milion euro dhe në 6 tetor nga Brukseli pritet të miratohet edhe IPA 2022, me një fond 79 milion euro.

Ora 10:14
Shtyhet për javën e ardhshme votimi i kandidatëve për anëtarë të Këshillit Drejtues të RTSH

 

Është vendosur të shtyhet për javën e ardhshëm votimi i kandidaturave të Albert Minga dhe Edmond Tullumani si kandidat për anëtarë të Këshillit Drejtues të RTSH. Kjo vjen pas kërkesës së grupit socialist. Taulant Balla tha se grupi i PS ka nevojë për më shumë kohë ndërsa kërkesa është pranuar nga opozita.

Ora 10:10
Mbahet 1 minutë heshtje në Kuvend për Mbretëreshën Elizabeth II (VIDEO)

 

Seanca e sotme plenare ka nisur me 1 minutë heshtje për Mbretëreshën Elizabeth II.

Ora 10:03
Ambasadori britanik mbërrin në Kuvend, seanca e sotme do të nisë me 1 minutë heshtje për Mbretëreshën Elizabeth II

Në Kuvend ka mbërritur ambasadori britanik Alastair King-Smith. Në nisje të seancës së sotme pritet të mbahet një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të mbretëreshës Elizabeth II.

G.MO/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Meri: 15/09/2022 22:33

    Politikan te keqij,na e shpifet me komunikimin tuaj,arrogant dhe te pa edukate

    Përgjigju
  • XHAVIT KARAI: 15/09/2022 16:59

    Shikoni gruan me fytyr burri të shëmtuar kryehajdutja e partis wc pd. Kjo është njëqenef që qelbet er o Albana Vokshi pler. Ktyre çfar nuk po i dalin e kta kan prap fytyr e flasin sikur jan qelibar. Pty rac e poshtër më keq se Rexhep bule Leka [ kepi ] me 7 klas shkoll e thot jam profesor i gjithi gamor.

    Përgjigju
  • redi: 15/09/2022 15:14

    Eshte fatkeqesi kombetare mediokriteti i politikaneve tane.Si perfaqsues Alibeaj dhe Bardhi.Degjoni “ ironite” dhe do te kuptoni se cfar bagazhi kane .Megjithate fajtor jemi ne populli me voten tone qe nxherrim keto tipa qe vec politike moderne nuk bejne. Meqe po pregatitet reforma zgjedhore ,mire eshte qe 140 deputeyet te zgjidhen direkt nga populli

    Përgjigju
  • Rahman Gashi: 15/09/2022 13:49

    Foli dhe dule greku .rrobqir racist

    Përgjigju
  • Historia: 15/09/2022 13:25

    Me budalla se ky Alibeaj nuk gjen. Ashtu si babai shpirteror Saliu edhe ky na e beri median amerikane Mother Jones te blere nga Rama. Sipas ketyre Rama ka blere Soros, Ameriken dhe Rusin. I paska blere te gjithe kunder PDs dhe Saliut.

    Përgjigju
  • Adolfi: 15/09/2022 13:11

    Pershendetje, Sufllaqet I Doni mish ,patate, salce kosi. Se Po e shikoj qe jeni shume te uritur.

    Përgjigju
    • Une: 15/09/2022 13:22

      O Putin o hero gjith PD ty te do.

  • Leo: 15/09/2022 13:06

    Se kan pa veten kta sa kan vjedh qe flssin per te tjeret

    Përgjigju
  • Geri: 15/09/2022 13:05

    Kta te pd me rob te poshter e bejn sikur kan ecur me te drejten

    Përgjigju
  • arben: 15/09/2022 12:44

    pse duhet te jet rama aty sikur kto shkojn per ramen dhe jo per te perfaqesuar qytetaret

    Përgjigju
  • titi: 15/09/2022 12:43

    a mos duhet te flej ne parlament rama

    Përgjigju
  • Sara: 15/09/2022 12:42

    Sigurisht qe sdo jene aty se sdo merren me lloqet e juaja por do vazhdojne me projektet qe bejne ne sherbim te popullit

    Përgjigju
  • Gersa: 15/09/2022 12:41

    Keto te PD-se vetem llafe kane,mjer ne qe i kemi ne vendin tone

    Përgjigju
  • Besi: 15/09/2022 12:32

    Kta sdin ku jan per vete akoma ngrlen me bo llogarit e te tjerve

    Përgjigju
  • Beni: 15/09/2022 12:29

    Po ti shikosh vetem keta te dy e kan ndryshuar shqiperine po ti bushat ca ke bere legen burr

    Përgjigju
  • Ervin: 15/09/2022 12:28

    Aman o kta msojn nji fjal eshe aty nuk i ndahen

    Përgjigju
  • Teo: 15/09/2022 12:25

    Vetem keta te pd mos te flasin se po i dalin 100 te zeza dalin e bejne si mjeshtra tani

    Përgjigju
  • Regi: 15/09/2022 12:24

    Mos ja qa hallin ti o bushat shifni veten tuaj dhe per parat e marra pastaj jepini gojes

    Përgjigju
  • Eno: 15/09/2022 12:24

    Je te shohim se si do reagojn tani legenat e pd

    Përgjigju
  • erti: 15/09/2022 12:24

    lehin qent po ju ecni para z. rama mos u merrni me keto qe skan ber asgje per vendin

    Përgjigju
  • miranda: 15/09/2022 12:23

    po rama e balluku punojn nuk vijn te dgjojn llogjet tuaja aty

    Përgjigju
  • Mondi: 15/09/2022 12:21

    Kta te Pd merr lek edhe mos deklaro se jan plehra qe vetem e vetem te fiusin ne chepin e tyre duan

    Përgjigju
  • betim: 15/09/2022 12:20

    rama e di vet se ku duhet te nderhyj ska goj bushati me fol

    Përgjigju
  • Ani: 15/09/2022 12:17

    Ju te pd turp i kti vendi je sic po u dalin rrenat perdit

    Përgjigju
  • Jorgo: 15/09/2022 12:16

    Kta plehrat e PD nuk u ngopen iher duke marr lek dhe masanej hedhin akuza per te tjeret

    Përgjigju
  • Teo: 15/09/2022 12:16

    He mo luli te dolen genjeshtrat nje e nga nje

    Përgjigju
  • Dora: 15/09/2022 12:15

    Shpresojm te dalin sa me shpesh ne shesh genjeshtrat e lulit

    Përgjigju
  • jerina: 15/09/2022 12:15

    vetem llafe keni ju te pd asnje llaf tamam

    Përgjigju
  • sindi: 15/09/2022 12:14

    helidon bushati kryehajduti ne partine demokratike nuk e kuptoj se si del dhe flet brockulla

    Përgjigju
  • mario: 15/09/2022 12:13

    keta te opozites jane cmendur fare na e kan shpif

    Përgjigju
  • MAKSUT KAKASUT KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 15/09/2022 12:00

    O balona tabake pa terezi na trego njëher për baban tat hajdut që nga brek grisur i Enver Hoxhës na u bo miljoner me euro kur ti ishe zvëndëse e dylit Öul në bashki. Se ti vidhje me të dy duart me babain tat monstër. Fol njëher për babën tat pastaj lef pa pushim o balona tabake.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)