ELBASAN- Katër persona kanë mbetur të plagosur pasditen e sotme si pasojë e një aksidenti automobilistik. Dy automjete, njëri me targa TR 2030 F dhe një mjet tjetër me targa AA 362 GK, janë përplasur me njëri-tjetrin, dhe si pasojë janë aksidentuar personat që udhëtonin me to.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30 në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në afërsi të fshatit Vidhas.
Menjëherë në vendin e ngjarjes ka mbërritur autoambulanca dhe ka dërguar 4 të plagosurit në spitalin e Elbasanit të plagosurit.
Të aksidentuar rëndë janë drejtuesi i mjetit tip BMW, Artur Disha, 36 vjeç, dhe personat që udhëtonin me të, nëna e tij Mevlude Disha, 58 vjeç, kunati i tij Ylmi Beqiri, 56 vjeç, dhe djali i tij 13-vjeçar me iniciale A.D, i cili fatmirësisht ndodhet në gjendje më të mirë shëndetësore.
I plagosur rëndë si pasojë e aksidentit ka mbetur edhe drejtuesi i mjetit tjetër tip “Golf”, Elvis Harollaj, 20 vjeç.
Ndërkaq, policia ka arrestuar 20-vjeçarin Elvis Harollaj, i cili dyshohet si shkaktar i aksidentit.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com