TIRANË - Sot u mbushën 8 vjet. Vitet ikën, dhe do vijojnë të ikin, ndërkohë plagët që la krateri i shpërthimit të Gërdecit nuk mund të harrohen nga familjarët e 26 viktimave dhe të shëroheshin nga Drejtësia Shqiptare apo Politika. Sot do përkujtohen edhe një herë ata, ata 26 viktima të pafajshme të tragjedisë së Gërdecit, të cilët u bënë viktima të babëzisë së dikujt tjetri për të fituar para. Sot do shohim edhe një herë tjetër atë kortezhin e grave të Gërdecit, të veshura me të zeza dhe me një tufë lule në duar e pikën e lotit në sy, teksa drejtohen tek vendi ku ishte ndërtuar fabrika e demontimit të municioneve nga biznesmeni Mihal Delijorgji, me miratimin e krerëve më të lartë të qeverisë së asaj kohe si, Fatmir Mediu, Luan Hoxha, Ylli Pinari etj..