TIRANE- Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (Soros), prezantoi gjetjet e Sondazhit Social Evropian, i kryer për herë të parë në Shqipëri nga ku zbulohet se 47,8% e të intervistuarve s’përkrahin asnjë parti. Sondazhi tregon shifra të ulëta të besimit që kanë shqiptarët te institucionet shtetërore nga 10 që është vlerësimi maksimal 4.5 kanë besim tek policia, 3.2 në sitemin ligjor, 2.8 tek Kuvendi. 3.8, vlerësimi që japin shqiptarët për mënyrën si funksionon demokracia në vend.

Sa demokratike është Shqipëria nga 0 në 10, japin vlerësimin 4.5, ndërsa 8.9 është vlerësimi se Shqipëria duhet të ketë qeverisje demokratike. Me 9.7 vlerësohet roli medias në informimin e qytetarëve për të vlerësuar punën e qeverisë. Të intervistuarit i japin një rëndësi të veçantë lirisë së medias për të kritikuar qeverinë. Qytetarët i japin vlerësim të ulët rolit të qeverisë në mbrojtjen nga varfëria 2.4, ndërsa trajtimi nga gjykatat i të gjithëve njësoj është 3.0.

Për sa i përket zgjedhjeve të lira e të ndershme vërehet një nivel i ulët besimi 3.8. Mediat në Shqipëri që kritikojnë qeverinë marrin vlerësimin 6.9, ndërsa 7.2 është liria e partive opozitare në të kritikuarit e qeverisë.

Shqiptarët i japin një notë të ulët punës së qeverisë kur janë pyetur sa të kënaqur janë me punën e saj. 3.3 është vlerësimi ndërsa akoma më i ulët është vlerësimi për situatën ekonomike në vend. Në bllokun e sondazhit me karakter politik qytetarëve i është drejtuar pyetja: Cila është partia me të cilën ndihen më afër se me partitë e tjera? Rezultatet: PD-22.7%,PS-19,6 %,FRD-1,3%,AK-1.2%,LSI-1,0 %,PDIU-1,0%, asnjë parti 47,8%. Të dhëna interesante dhe për lëvizjen e elektoratit nga një parti në tjetrën nëpërmjet pyetjes se cilën parti kanë votuar në 2009 që është partia me të cilën ndihen më afër sot? PS-63.3% ruan një elektorat të pandryshuar ndërsa prej 54.5%, e atyre që kanë votuar PD 2.9% sot ndihen më afër me PS. Lëvizje elektorati ka dhe LSI. Nga 33.3% që kanë votuar këtë forcë politike në 2009, sot 6.7% e tyre ndjehen më afër me PS. Ndërsa PDIU e Idrizit, së bashku me PBDNJ e Dules s’kanë lëvizje në elektorat. Realizuesit e sondazhit thonë se janë të dhëna paraprake, marzhi i gabimit nuk është llogaritur ende.


Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com (print)