Dy muaj para Statusit, Meta
takim me senatorin francez

Dy muaj para Statusit, Meta<br />takim me senatorin francez
TIRANE- Afrimi i qershorit për përgjigjen për marrjen apo jo të statusit të vendit kandidat, ka sjellë në Tiranë të deleguarin e posaçëm të Senatit Francez, Alian Richard. Senatori francez ka zhvilluar dje një takim me kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta ku në qendër të bisedës ka qenë çështja e statusit të vendit kandidat. Sipas njoftimit të dhënë nga Kuvendi bëhet me dije se në takim është diskutuar edhe për çështje të tjera si bashkëpunimi ekonomik apo Kosova. “Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta, priti sot të Dërguarin e Veçantë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës për Diplomacinë Ekonomike në Ballkan, Senatorin Alain Richard.

Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta i shprehu mirënjohjen Senatorit Alain Richard për pritjen e ngrohtë gjatë vizitave zyrtare në Francë dhe për vëmendjen e veçantë personale që po i kushton intensifikimit të bashkëpunimit ekonomik mes Francës dhe Shqipërisë, si dhe avancimit të procesit të integrimit evropian të vendit tonë. Në këtë kuadër, z. Meta dhe z. Richard vlerësuan suksesin e Panairit të Ushqimit dhe Bujqësisë të organizuar sot në Tiranë dhe ndanë bindjen se bashkëpunimi në sektorë strategjikë, si ai i bujqësisë dhe agropërpunimit, do të vijë duke u forcuar në mënyrë konkrete mes dy vendeve.

Kryetari i Kuvendit shprehu gatishmërinë e Shqipërisë për rritjen e prezencës së investimeve franceze në Shqipëri, duke vënë në dukje se vendi ynë e vlerëson ekspertizën dhe mbështetjen e Francës. Kryetari i Kuvendit Meta dhe Senatori Richard biseduan gjithashtu edhe mbi zhvillimet e fundit në vend duke theksuar se Franca përfaqëson një vend me rëndësi të veçantë, për perspektivën, të ardhmen evropiane të Shqipërisë dhe rajonit të Evropës Juglindore”,- thuhet në njoftimin për shtyp të Kuvendit.

Statusi
Afrimi i muajit qershor ka bërë që politika shqiptare të fillojë që të drejtojë sytë për nga Brukseli në pritje të përgjigjes që do të jepet për marrjen e statusit të vendit kandidat. Kjo, pasi në fillim të këtij vitit, eurokomisioneri Stefan Fylë theksoi se Shqipëria e meriton marrjen e statusit, gjë të cilën e mbështeti edhe kancelarja Merkel gjatë takimit në Berlin me kryeministrin shqiptar, Edi Rama. Por acarimi i klimës politike në prag të marrjes së përgjigjes nga BE-ja ka bërë që politikanët shqiptar të fillojnë takimet e tyre me përfaqësuesit e vendeve kryesore të BE-së që në muajin dhjetor u shprehën skeptike ndaj Shqipërisë, ku një ndër to ishte edhe Franca.

Shkrimi u publikua sot 26 prill 2014 në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com)  

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Në Siri po rindizet lufta civile, rebelët futen në Aleppo për herë të parë pas 8 vitesh

Në Siri po rindizet lufta civile, rebelët futen në Aleppo për herë të parë pas 8 vitesh