Goditja e këtij grupi vjen pas dy ngjarjeve të bujshme kriminale të ndodhura brenda një harku të shkurtër kohor në Durrës. Më 20 dhjetor mbeten të vrarë Ervin Kodra dhe Endri Çaushaj, ndërsa më 7 janar u gjet i ekzekutuar Gazmend Çollaku, i cili ishte rrëmbyer një natë më parë.

A kanë ndodhur më parë ngjarje të tilla kriminale, cilat janë ato?
Po, në qytetin e Durrësit kohët e fundit janë shënuar dy ngjarje të rënda kriminale. Ngjarja e parë që do të trondiste jo vetëm Durrësin por mbarë vendin, ishte ekzekutimi i dy të rinjve Ervin Kodra dhe Endri Çaushaj në afërsi të Portit, teksa ndodheshin në automjetin tip BMV. Ndërsa ishte ajo e rrëmbimit dhe më pas ekzekutimit të Gazmend Çollakut. Ky i fundit u rrëmbye nga “4 policë”.

Cilat janë motivet e këtyre ngjarjeve që kanë pushtuar qytetin bregdetar?
Deri tani, Policia apo Prokuroria nuk ka dalë me ndonjë motiv të caktuar. Nga hetimet paraprake, burimet kanë theksuar se këto ngjarje kanë në përmbajtje të tyre prishje të pazareve të lëndëve narkotike. Hetimet për vrasjen e dy të rinjve, por ende pa ndonjë konluzion përfundimtar dhe ndonjë autor të arrestuar.

Si kanë ndodhur këto ekzekutime të bujshme?
Të dyja këto ngjarje të rënda kanë ndodhur në afërsi të Portit të Durrësit, pranë dy kullave binjake. Dy të rinjtë Ervin Kodra dhe Endri Çaushaj u vranë teksa dolën nga një lokal dhe hipën në makinën e tyre. Ndërsa 34-vjeçari Çollaku u rrëmbye teksa pinte kafe në një lokal me disa miq të tij. Më pas u gjet i vrarë në një aks rrugor në Fushë Krujë. 

*Shkrimi u botua ne gazeten (print) Shqiptarja.com

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)