Dy oficerë sekuestro kompjuterit
të Çakos, dërgohet për ekspertim
Vetëm një orë pas komunikimit të urdhërit të pezullimit të Haki Çakos dhe dy vartësve të tij, dy oficerë të policisë gjyqësore Gentian Plaku dhe Fatos Lushi, kanë mbërritur në ambientet e Policisë së Shtetit
Vetëm një orë pas komunikimit të urdhërit të pezullimit të Haki Çakos dhe dy vartësve të tij, dy oficerë të policisë gjyqësore Gentian Plaku dhe Fatos Lushi, kanë mbërritur në ambientet e Policisë së Shtetit, duke sekuestruar një dosje dhe tre kompjuterat e punës së tre personave të proceduar. Këto veprime janë kryer në vazhdën e procesit hetimor për të mësuar nëse me anë të paisjes përgjuese “IMSI Catcher” është përgjuar ose jo. Vendimi për pezullimin e Haki Çakos dhe vënien në masën e sigurisë arrest në shtëpi për dy efektivët e policisë Artion Duka dhe Ention Xhelilaj, ka ardhur pas një analize të gjatë të kryer ditën e enjte mes dy prokurorëve Anisa Qelimi,
Gjergji Tako dhe dy oficerëve Genti Plaku dhe Fatos Lushi. Gjatë analizës janë diskutuar të gjitha provat dhe janë përplasur dëshmitë e zyrtarëve të lartë të policisë. Nisur nga kjo situatë prokurorët e kanë konsideruar të arsyeshme për të kryer një kërkesë në gjykatë me qëllim, pezullimin e Haki Çakos nga detyra dhe vendosjen e masës “arrest në shtëpi” për dy vartësit e tij.
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.3%
-
Të gabuar
68.2%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3190
Votat totale janë unike