Dy orë e gjysmë seancë/ Banorët fitojnë gjyqin, pezullohet ndërtimi i thertores në Laknas

Dy orë e gjysmë seancë/ Banorët fitojnë gjyqin, pezullohet ndërtimi i thertores në Laknas

Banorët në protestë për të kundërshtuar ndërtimin e thertores

TIRANE- Banorët e Laknasit kanë fituar gjyqin kundër ndërtimit të thertores, e cila ishte parashikuar të ndërtohej në zonën e njohur "Plepat e Brukës". Gjatë seancës në Gjykatën Administrative të Tiranës janë lexuar emrat e 300 banorëve të cilët janë kundër ndërtimit të thertores.

Seanca ka zgjatur rreth 2 orë e gjysmë ndërkohë që në mbështetje të banorëve ka shkuar edhe ambientalisti Sazan Guri. Banorët pretendojnë se një kompani private në pronësi të Bledar Dacit, do të presë pyllin pranë kësaj zone dhe të ndërtojë aty tre thertore derrash.

Kompania në fjalë shoqërohet  me polici private dhe me policinë e shtetit, për të kryer aktivitetin sipas projektit që ka nisur pasi pretendon se i ka të gjithë dokumentet e nevojshme.

Leja për këtë ndërtim ishte dhënë nga ish-kryetari i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu tre ditë para se të bëheshin zgjedhjet e 30 qershorit, ku bashkinë e Kamzës e fitoi Rakip Suli i Partisë Socialiste.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Realizohet me sukses teleportimi i parë kuantik, na afron më shumë me të ardhmen!

Realizohet me sukses teleportimi i parë kuantik, na afron më shumë me të ardhmen!